Ftesë për Ofertë - Për blerjen e dy (2) rrafshuesve të borës të përdorur
Prishtinë   
23/07/2025
AKP e cila ka në Administrim të Drejtpërdrejtë Ndërmarrjen Shoqërore “Inex Sharr Planina ” Brezovicë, Shpallë këtë...
FTESË PËR OFERTË
PROCEDURA E NEGOCIUAR ME PUBLIKIM
I. LËNDA E KONTRATËS
Ftesë për ofertë për blerjen e dy (2) rrafshuesve të borës të përdorur, për nevojat e mirëmbajtjes dhe përpunimit të pistave të skijimit në Qendrën e Skijimit Brezovica.
Rrafshuesit e bores duhet të jen të markës se njëjtë dhe me specifika te njëjta, me karakteristikat minimale si më poshtë:
- Kapaciteti motorik: Rreth 400 kF (të njëjtës markë dhe fuqi)
- Viti i prodhimit: Jo më i vjetër se viti 2010
- Orët maksimale të punës: Jo më shumë se 9000 orë
II. SPECIFIKAT TEKNIKE
2.1 Gjendja e Pajisjes
- Gjendje e mirë teknike dhe funksionale
- Pa dëmtime të mëdha strukturore
2.2 Motori dhe Sistemet Kryesore
- Motor pa rrjedhje, dridhje apo probleme të tjera
- Sistem hidraulik funksional dhe pa rrjedhje
- Sistemi elektrik dhe komandimi të jenë plotësisht operativ
2.3 Kabina dhe Pajisjet për Operatorin
- Kabinë e mbyllur me ngrohje dhe ventilim
- Komandim i plotë dhe funksional
2.4 Zinxhirët dhe Pajisjet Përcjellëse
- Zinxhirët dhe frezat në gjendje pune
- Të përfshihen vegla për rrafshim, tehë, krahë etj.
2.5 Inspektimi dhe Kontrolli i Pajisjes
- Blerësit i jepet mundësia për inspektim fizik të pajisjes para blerjes,
- Në rast se inspektimi fizik nuk është i mundur, duhet të ofrohet demonstrim virtual (video live) i funksionalitetit të pajisjes.
- Të gjitha anomalitë dhe gjendja teknike duhet të dokumentohen përpara nënshkrimit të marrëveshjes.
III. KËRKESAT PËR OPERATORËT EKONOMIKË
- Minimum 3 vite përvojë në furnizim me pajisje te ngjashme;
- Lista e projekteve të ngjashme të realizuara;
- Letra reference nga klientë të mëparshëm;
- Manual teknik i sistemit të ofruar;
- Plani i dorëzimit te pajisjeve dhe afatet kohore;
- Shitësi garanto se pajisjet janë ne gjendje te rregullt pune ne momentin e dorëzimit
IV. AFATI I ZBATIMIT DHE DORËZIMIT
- Dorëzimi, i pajisjeve duhet të përfundojnë brenda 45 ditësh nga nënshkrimi i kontratës;
- Testimi përfundimtar bëhet në prani të përfaqësuesve të autoritetit kontraktues.
V. OFERTAT
- Kjo procedurë zhvillohet në përputhje me nenin 12 të Rregullores së brendshme të Prokurimit nr.04/2025 të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, duke mundësuar pjesëmarrjen ndërkombëtare dhe duke siguruar transparencë dhe trajtim të barabartë për të gjithë operatorët ekonomikë.
Ofertat nga operatorë ekonomikë ndërkombëtarë pranohen në kushte të barabarta, me kusht që të përmbushin të gjitha kërkesat teknike dhe ligjore të përcaktuara në këtë Ftesë.
- Të gjitha çmimet duhet të jenë të shprehura në euro (€), duke përfshirë të gjitha detyrimet, taksat, doganat dhe kostot e transportit sipas Incoterm-it të përcaktuar nga ofertuesi.
Incoterm
|
Paguhet nga Blerësi
|
Paguhet nga Shitësi
|
Rreziku kalon te Blerësi në
|
EXW (Nga Vendi i Shitësit)
|
Të gjitha kostot e transportit, eksportit/importit, sigurimit
|
Vetëm përgatit mallin në ambientet e veta
|
Në ambientet e shitësit
|
FCA (Dorëzim tek Transportuesi)
|
Nga vendi i dorëzimit e tutje
|
Deri në dorëzimin te transportuesi i parë
|
Në vendin e dakorduar
|
CIF (Kosto, Sigurim, Transport Detar)
|
Doganë hyrëse, transport të brendshëm
|
Eksport, transport detar, sigurim
|
Në portin e destinacionit
|
DDP (Dorëzim me Detyrime të Paguar)
|
Asgjë (shitësi paguan gjithçka)
|
Të gjitha kostot përfshirë doganën dhe TVSH
|
Në destinacionin përfundimtar
|
DPU (Dorëzim i Shkarkuar)
|
Veprimet pas shkarkimit
|
Të gjitha deri në shkarkim
|
Pasi mallrat janë shkarkuar
|
DAP (Dorëzim në Vend)
|
Taksat, dogana
|
Të gjitha të tjerat përfshirë transportin
|
Para shkarkimit
|
Për më shumë informata dhe udhëzime sa i përket detyrimeve doganore në Republikën e kosovës, ju lutem t`i referoheni dokumentit në shtojcë të kësaj shpallje: “Detyrimet lidhur me Importin, Doganat dhe TVSH-në”
Shtojca: Përgjegjësitë për Importin, Doganat dhe TVSH
Oferta e paraqitur duhet të mbetet e vlefshme për të paktën gjashtëdhjetë (60) ditë kalendarike nga afati i fundit për dorëzimin e ofertave.
Vlerësimi do të bazohet në ofertën me çmimin më të ulët dhe teknikisht të përgjegjshme.
VI. ZGJIDHJA E KONTESTEVE
- Çdo Operator Ekonomik, i cili konsideron se gjatë ndonjë faze të procedurës së prokurimit (përfshirë njoftimin, përgatitjen e tenderit, paraqitjen e ofertës, vlerësimin, apo përzgjedhjen e ofertuesit fitues), janë shkelur të drejtat e tij apo janë evidentuar parregullsi, ka të drejtë të parashtrojë ankesë.
- Ankesa duhet të parashtrohet brenda një afati prej dhjetë (10) ditësh kalendarike nga dita e publikimit të njoftimit për përzgjedhjen e ofertuesit fitues, sipas kushteve të përcaktuara në dokumentacionin e tenderit.
- Ankesat paraqiten me shkrim pranë Komisionit Shqyrtues të Ankesave, i cili vepron në kuadër të Zyrës Qendrore të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
- Nëse operatori ekonomik nuk është I kënaqur me vendimin e komisionit për Shqyrtimin e ankesave, Autoriteti kompetent për zgjidhjen e kontesteve do të jetë Gjykata Komerciale e Republikës së Kosovës.
VII. AFATI KOHOR DHE VENDI PËR DORËZIMIN E OFERTAVE
Operatorët ekonomikë të interesuar mund të kërkojnë informata më të detajuara me shkrim nëpërmjet e-mailit zyrtar nga data 23/07/2025 deri më 11/08/2025 apo 20 ditë kalendarike nga dita e publikimit apo shpalljes.
Dorëzimi i ofertave:
- Data e fundit për dorëzimin e ofertave 11/08/2024 ora 24:00h
- Adresa: Agjencia Kosovare e Privatizimit, Rr. Dritan Hoxha nr. 55, 10000 Prishtinë – Zyra për marrëdhënie me Publikun (PR) ose
- Nëpërmjet email-it në adresën elektronike: info@pak-ks.org
Hapja e ofertave:
- Bëhet nga “Komisioni për Vlerësimin dhe Negocimin e Ofertave” me datë: 12/08/2024, ora 10:00.