AKP njofton opinionin publik për ndërrim të lokacionit të Zyrës Qendrore të AKP-së dhe Zyrës Rajonale të Prishtinës

Prishtinë    25/11/2021

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinionin publik se Zyra Qendrore e AKP-së dhe Zyra Rajonale e Prishtinës nga data 1 dhjetor 2021 do të barten në një lokacion të ri, që gjendet në aneksin tek ish Shtypshkronja Rilindja.

Adresa e re e Zyrës Qendrore të AKP-së dhe Zyrës Rajonale të Prishtinës do të jetë:

Rruga “Dritan Hoxha”, nr. 55, Lakërishte, Prishtinë.

Me këtë njoftim Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjitha palët e interesit që prej kësaj date t’i adresojnë çështjet e tyre që ndërlidhen me Agjencinë  në adresën e re.