AKP së shpejti bartet në zyre të re

Prishtinë    17/11/2021

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinionin publik se Zyra Qendrore e saj dhe Zyra Rajonale e Prishtinës së shpejti do të barten në një lokacion të ri, që gjendet në aneksin tek ish Shtypshkronja Rilindja.

Adresa e re e Zyres Qendrore të AKP-së dhe Zyrës Rajonale të Prishtinës do të jetë: Rruga “Dritan Hoxha”, nr. 55, Lakrishtë, Prishtinë.
Tashmë ka filluar bartja e materialeve, dokumentacionit dhe e personelit të AKP-së dhe ditëve në vijim pritet të bëhet bartja përfundimtare, për çka Agjencia do të njoftoj me kohë opinionin publik.