NJOFTIM në lidhje me FTESËN PËR OFERTË të shitjes së materialeve nga duniti

Prishtinë    22/12/2020

Ndërmarrja e Re “Mim Golesh” Magure – Lipjan, e cila është në Administrim të Drejtpërdrejt të AKP-së, SHPALLË këtë NJOFTIM:

Lidhur me shpalljen e datës 19.12.2020 për shitjen e materialit të dunitit. Meqenëse dita e premte datë 25.12.2020 është festë zyrtare, pranimi dhe hapjen e ofertave për shitjen e materialit të dunitit të NR “MIM Golesh” do të shtyhet për ditën e hëne datë 28.12.2020. Të gjitha kushtet tjera do të jenë te njëjta, përveç datës së pranimit dhe hapjes së ofertave.