MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-SË 22.12.2020

Prishtinë    22/12/2020

Bordi i Drejtorëve merr vendim për vendosje të NSH Inex Sharr Pllanina Brezovica nën Administrim Direkt të AKP-së. Në këtë takim Bordi diskutoi dhe miratoi futjen në likuidim të 12 ndërmarrjeve shoqërore. Veç kësaj Bordi shqyrtoi dhe miratoi propozimet e autoriteteve të likuidimit lidhur me shpërndarje të përkohshme dhe përfundimtare për NSH-të në vijim: N.Sh Stacioni i Veterinës në shumën prej 63.98 EUR; N.Sh ELMONT, në shumën prej 10,130.88 EUR; N.Sh AUTO MOTO START në shumën prej: 485.10 EUR;  N.Sh BIP BEOGRAD në shumën prej 4,861.66 EUR dhe N.Sh E.N.G BETON në shumën prej 265,592.09 EUR.

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt me ç’rast u informua lidhur me zhvillimet e fundit dhe aktivitetet e AKP-së nga menaxhmenti. Këtu Bordi i Drejtorëve diskutoi dhe miratoi një varg kërkesash për qiradhënie.

Ndërkaq, për shkak të gjendjes së rënduar në menaxhimin e NSH Inex Sharr Planina Brezovica dhe me qëllim të përmirësimit të afarizmit dhe efikasitetit, Bordi i Drejtorëve në bazë të kompetencës së tij ligjore, mori vendimin për futje të saj në Administrim Direkt të AKP-së. Kjo masë ka për qëllim mbështetjen e drejtpërdrejtë të rritjes së transparencës, afarizmit dhe llogaridhënies së NSH Inex Sharr Planina Brezovica