FTESË PËR OFERTË - Shpallje për shitjen e materialeve nga duniti
Prishtinë   
19/12/2020
Ndërmarrja e Re “MimGolesh” Magure – Lipjan , e cila është në Administrim të Drejtpërdrejt të AKP-së, SHPALLË ftesë për ofertë:
FTESË PËR OFERTË
I. LËNDA E KONTRATËS
1.1Shitja e materialeve nga dunitet (shkëmbinj vullkanik) në masë kompakte (masë natyrale), sasia afër 350,000.00 m3
KUSHTET E OFERTIMIT PËR BLERJEN E MATERIALAVE NGA DUNITET
1. Certifikatën e regjistrimit të biznesit dhenumrit fiskal për Operatoret Ekonomik, kopja e letërnjoftimit për personat fizik;
2. Çmimin e ofruar;
4. Oferta duhet të jetë shumë e qartë dhe të përfshijë të gjitha detajet e kërkuara, e nënshkruar dhe e vulosur nga Operatori Ekonomik apo personi fizik.
II. VIZITA NË NDËRMARRJE PËR TË PARË VENDIN KU NDODHEN DUNITET NE MASË KOMPAKTE
Palët e interesuara mund të vizitojnë hapësirat e ndërmarrjes ku gjenden materiali idunitit (shkëmbinj vullkanik) prej datës 19 dhjetor deri me 25 dhjetor 2020. Personi kontaktues për shikimin fizikë tëmaterialit të dunititështë z. Shefik Imeri 045/ 669-479 dhe Sejdi Hasi 044/842-229. Personat e lartpërmendur mund të kontaktojnë edhe përmes telefoni tfix. 038/588-700.
III. KRITERET PER DHENJEN E KONTRATES:
1. Çmimi mëi lartë për m3 masë kompakte tëduniteve. Ofertuesi përpos çmimit për dunite duhet të paguaj edhe vlerën e rentës minerale. Në ofertë duhet të ceket çmimi i materialit të dunitit me TVSHplus (ndaras) çmimi për rentë minerare me TVSH.
2. Operatori ekonomik fitues duhet te depozitoj edhe Garancionin esigurimit të kontratës që duhet të jetë 10% nga vlera e ofertës.
3. Kontrata për shitjen e materialit të dunitit do të jetë në kohëzgjatje një (1) vjeçare.
IV. AFATI KOHOR DHE VENDI PËR DOREZIMIN E OFERTAVE
Ofertat finale të cilat duhet të jenë në zarf të mbyllur, duhet të dërgohen me datën 25.12.2020 nga ora 13:00 deri në orën 14:00 në adresën e mëposhtme Agjencia Kosovare e Privatizimit, rr.Agim Ramadani nr.23, Prishtine.
Ofertat do të hapen me datën 25.12.2020 në ora 14:15 në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, rr. Agim Ramadani nr.23, Prishtinë.
V. Përfaqësuesit legjitim të ofertuesve, mund të marrin pjesë me rastin e hapjes së ofertave.