MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-SË 27.11.2020

Prishtinë    27/11/2020

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt me ç‘ rast u njoftua me zhvillimet e fundit dhe aktivitetet e AKP-së. Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi raportet e shpërndarjes së përkohshme të autoriteteve të likuidimit për ndërmarrjet: “Kosova Hidroteknika”, “NBI Suhareka” dhe “Ndërmarrja Ndërtimore Kosova”. Shuma e shpërndarjes për 859 kreditorë është rreth 2. 250.000 (dy milionë e dyqind e pesëdhjetë mijë euro).