NJOFTIM NGA AUTORITETET E LIKUIDIMIT PËR PARASHTRUESIT E KËRKESAVE - (KËRKESA PËR INFORMATA SHTESË)

Prishtinë    16/09/2024

Autoritetet e Likuidimit (AL-të) të NSh-ve: Lidhja Auto Moto e Kosovës (në likuidim), N.T.P. Kosovarja (në likuidim), Stacioni i Veterinës - Prishtinë (në likuidim), të emëruar sipas Nenit 12 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, duke vërejtur mos pranimin e shkresave në vijim (Kërkesa për informata shtesë) në adresat e parashtruesve të kërkesave bazuar në nenin 49 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për AKP publikon këtë njoftim:

 

  1. Të gjithë parashtruesit e kërkesave si në listën e mëposhtme, të paraqiten për të pranuar shkresat përkatëse (Kërkesa për informata shtesë) të Autoriteteve të Likuidimit në adresën e përcaktuar në zyrën përkatëse rajonale të AKP-së, para ose deri në orën 16:00 të datës 30 shtator 2024
Nr.

Ndërmarrja/Aseti (në likuidim)

Emri Mbiemri

Nr. Kërkesës

Lloji i Shkresës

1

Lidhja Auto Moto e Kosovës

Vojislav Nicic

PRN064 - 0023

Kërkesa për informata shtesë

2

N.T.P. Kosovarja

Slavica Duncic

GJI086 - 0006

Kërkesa për informata shtesë

3

N.T.P. Kosovarja

Slavica Duncic

GJI086 - 0007

Kërkesa për informata shtesë

4

N.T.P. Kosovarja

Vera Nikolic

GJI086 - 0041

Kërkesa për informata shtesë

5

N.T.P. Kosovarja

Vera Nikolic

GJI086 - 0042

Kërkesa për informata shtesë

6

Stacioni i Veterinës - Prishtinë

U.P - Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë

PRN208 - 0001

Kërkesa për informata shtesë

 
  1. Mos marrja e shkresave (Kërkesa për informata shtesë) nga AL-të në zyrën përkatëse rajonale të AKP-së brenda orës dhe datës së paraqitur më lart do t’i nënshtrohet efektit ligjor të përcaktuar në Nenin 37.7 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Shkresa (Kërkesa për informata shtesë) do të konsiderohet si e dorëzuar nga Autoriteti përkatës i Likuidimit, nëse parashtruesi i kërkesës nuk e merr atë brenda afatit të përcaktuar.  

Për më shumë informata, vizitoni faqen e internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe klikoni në shtigjet e mëposhtme:

 

Shtegu në gjuhën shqipe: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,58

Shtegu në gjuhën serbe:  https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=3,58

Shtegu në gjuhën angleze: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=2,58