FTESË PËR OFERTË - Rishpallje për shitjen e materialeve nga duniti 

Prishtinë    12/01/2022

Ndërmarrja e Re “Mim Golesh” Magure – Lipjan , e cila është në Administrim të Drejtpërdrejt të AKP-së, SHPALLË:

FTESË PËR OFERTË

I.    LËNDA E KONTRATËS

1.1    Shitja e materialeve nga  dunitet (shkëmbinj vullkanik) në masë  kompakte (masë natyrale), sasia afër 350,000.00 m3 

 KUSHTET E OFERTIMIT PËR  BLERJEN E MATERIALAVE  NGA DUNITET 
1.    Certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe numrit fiskal për Operatoret Ekonomik, kopja e letërnjoftimit për personat fizik;
2.     Çmimin e ofruar;
4.     Oferta duhet të jetë shumë e qartë dhe të përfshijë të gjitha detajet e kërkuara, e nënshkruar dhe e vulosur nga Operatori Ekonomik apo personi fizik.

II.    VIZITA NË NDËRMARRJE PËR TË PARË VENDIN KU NDODHEN DUNITET NE MASË KOMPAKTE 

Palët e interesuara mund të vizitojnë hapësirat e ndërmarrjes ku gjenden materiali i dunitit (shkëmbinj vullkanik) prej datës 12 janar deri me 15 janar 2021. Personi kontaktues për shikimin fizikë të materialit të dunitit është z. Shefik Imeri 045/ 669-479 dhe Sejdi Hasi 044/842-229. Personat e lartpërmendur mund të kontaktojnë edhe përmes telefonit  fix. 038/588-700. 

III.    KRITERET PER DHENJEN E KONTRATES :
1.    Çmimi më i lartë  për m3 masë kompakte të duniteve. Ofertuesi përpos çmimit për dunite duhet të paguaj  edhe vlerën  e rentës minerale. Në ofertë duhet të  ceket çmimi i materialit të dunitit me TVSH plus (ndaras) çmimi për rentë minerare me TVSH. 
2.    Operatori ekonomik fitues duhet te depozitoj edhe Garancionin e sigurimit të kontratës që duhet të jetë 10% nga  vlera e ofertës.   
3.    Kontrata për shitjen e materialit të dunitit do të jetë në kohëzgjatje një (1) vjeçare. 

IV.    AFATI KOHOR DHE VENDI PËR DOREZIMIN E OFERTAVE 
Ofertat finale të cilat duhet të jenë në zarf të mbyllur, duhet të dërgohen me datën 15.01.2021 nga ora 13:00 deri në orën 14:00 në adresën e mëposhtme Agjencia Kosovare e Privatizimit, rr. Agim Ramadani nr. 23, Prishtine.
Ofertat do të hapen me datën 15.01.2021 në ora 14:15 në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, rr. Agim Ramadani nr. 23, Prishtinë.

        V.    Përfaqësuesit legjitim të ofertuesve, mund të marrin pjesë me rastin e hapjes së ofertave.