SHPALLJE PUBLIKE PËR KREDITORËT
Prishtinë   
05/02/2026
Në bazë të Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), rregulloreve përkatëse në fuqi dhe vendimeve të Bordit të Drejtorëve për kreditorët në listën si më poshtë janë aprovuar shpërndarjet konform nenit 41 të Shtojcës së Ligjit Nr.04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, mirëpo kreditorët apo përfaqësuesit e tyre nuk janë paraqitur për të dorëzuar dokumentet në mënyrë që të realizohen pagesat konform procedurave të brendshme të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë kreditorët të cilëve u janë aprovuar shpërndarjet sipas listës më poshtë, por të cilët ende nuk kanë dorëzuar të dhënat e nevojshme për realizimin e pagesave, si vijon:
Të gjithë kreditorët përkatës obligohen që, brenda 30 ditësh nga dita e kësaj shpallje, të dorëzojnë pranë AKP-së dokumentacionin e plotë dhe korrekt, përfshirë, por pa u kufizuar në:
- të dhënat bankare (llogaria bankare valide),
- dokumentet identifikuese,
- dhe çdo dokument tjetër të kërkuar në përputhje me procedurat e pagesës (në rastet e kreditorëve që kanë ndërruar jetë aktvendimet mbi trashëgiminë).
Mosdorëzimi i të dhënave të kërkuara brenda afatit të përcaktuar mund të rezultojë në bartjen e mjeteve nga Ndërmarrjet Shoqërore si fonde të përkohshme për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe në rast se paraqiteni më vonë atëherë do të ketë vonesa në procesin e pagesave dhe gjithashtu mund të rezultojë edhe përgatitjen e Raportit Përfundimtar në përputhje me nenin 43 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe mbylljen e procesit të likuidimit për Ndërmarrjet Shoqërore specifike, pa cenuar të drejtën materiale të kreditorit për shpërndarje, deri në përmbushjen e obligimeve procedurale.
Kreditorët ftohen që për informata shtesë të kontaktojnë AKP-në përmes e-mailit: AgjenciaKosovareePrivatizimit@pak-ks.org ose të paraqiten fizikisht në adresën: Rr. “Dritan Hoxha” Nr. 55 , Prishtinë.
Kjo shpallje publikohet me qëllim të informimit transparent dhe sigurimit të zbatimit efikas të vendimeve për shpërndarje.
Këtu mund ta shkarkoni - Listën e kreditoreve të papaguar (2016-2025)
Agjencia Kosovare e Privatizimit
[05 shkurt 2026]