Njoftim - Publikimi i listës së kërkesave për shitjen e banesave
Prishtinë   
04/12/2025
Komisioni i Banesave, në kuadër të përpjekjeve për transparencë, llogaridhënie dhe efikasitet, publikon listën e kërkesave të mbetura për shitjen e banesave të Ndërmarrjeve Shoqërore.
Lista përfshinë kërkesat të cilat ende nuk janë shqyrtuar dhe janë në pritje të procesimit për shkak të rrethanave të ndryshme ligjore, teknike dhe institucionale. Këto përfshijnë çështjen e trashëgimisë, legjitimitetit të palëve, të dhëna të paplota ose joaktive, pamundësi kontakti me palët, si dhe vonesa në përgjigje nga institucionet përkatëse, përfshirë: Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme (DHPGJSK) dhe gjykatat e rregullta përkatëse.
Listën e kërkesave për shitjen e banesave të Ndërmarrjeve Shoqërore mund ta gjeni të publikuar në ueb faqen e AKP-së, në linkun: www.pak-ks.org