Ftesë për Ofertë - Sigurim fizik në Qendren e Skijimit Brezovica
Prishtinë   
27/11/2025
AKP e cila ka në Administrim të Drejtpërdrejtë Ndërmarrjen Shoqërore “Inex Sharr Planina ” Brezovicë SHPALLË këtë:
FTESË PËR OFERTË
1. LËNDA E KONTRATËS
Ftesë për ofertë për angazhimin e një kompani të licencuar të sigurimit fizik gjatë sezonit të dimrit. Sigurimi fizik do të angazhohet me qëllim të mbajtjes së rendit të vizitorëve/turistëve në pikat e hyrjes përmes kontrollit të qasjes në teleferik dhe ski lift, në Qendrën e Skijimit në Brezovicë. Shërbimi do të ofrohet çdo ditë nga ora 08:00 deri në 16:00.
1. PËRSHKRIMI I SHËRBIMIT TË KËRKUAR
Operatori ekonomik duhet të sigurojë shërbim të pandërprerë dhe profesional të sigurimit fizik, duke përfshirë:
Ofrimin e shërbimeve të sigurimit fizik ekskluzivisht gjatë sezonit dimëror;
Orari: 08:00 – 16:00, 7 ditë të javës;
Lokacioni: Pika e hyrjes / kontrollit të qasjes për vizitorët drejt teleferikut dhe ski-lifteve;
Detyrat përfshijnë:
Menaxhimin dhe rregullimin e rendit të vizitorëve;
Kontrollin e qasjes nga personat pa biletë të vlefshme;
Mbikëqyrjen dhe sigurimin e zonës hyrëse;
Reagim fillestar ndaj incidenteve të vogla dhe raportim te stafi përgjegjës i Qendrës;
Komunikim të vazhdueshëm me menaxhmentin e Qendrës së Skijimit dhe Policinë e Kosovës sipas nevojës;
Sigurimin e pranishëm të stafit të mjaftueshëm në çdo moment.
Shënim: Operatorit mund t’i kërkohet vendosja e stafit të shtesë në ditë me fluks të lartë, sipas kërkesës së AKP-së. Çmimet duhet ta mbulojnë këtë fleksibilitet.
1. KOHËZGJATJA E KONTRATËS:
Kontrata do të vlejë vetëm për periudhën zyrtare të sezonit të dimrit (p.sh., 01 Dhjetor – 31 Mars), me mundësi shtyrjeje në rast të zgjatjes së sezonit për shkak të kushteve klimatike.
Kontrata hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga të dyja palët.
1. KRITERI I DHËNIES SË KONTRATËS:
Çmimi më i ulët total, duke përmbushur të gjitha kërkesat teknike dhe të kualifikimit.
1. KËRKESAT PËR OFERTUESIN
Kompania ofertuese duhet të:
- Jetë e licencuar nga organi kompetent për ofrimin e shërbimeve të sigurimit fizik;
- Posedojë staf të licencuar dhe të trajnuar profesionalisht (Certifikatat e sigurisë dhe licencat individuale);
- Ketë përvojë të dëshmuar në ofrimin e shërbimeve të ngjashme (referenca të kontratave të mëparshme);
- Sigurojë uniforma, pajisje identifikuese, radio-komunikim dhe pajisje të tjera të nevojshme;
- Ketë kapacitete organizative, logjistike dhe burime njerëzore të mjaftueshme;
- Garantojë që personeli i angazhuar është i padënuar dhe i verifikuar sipas ligjit;
- Të ofrojë çmim të plotë dhe të detajuar, përfshirë të gjitha kostot (pagat, pajisjet, sigurimet, taksat etj.).
1. DOKUMENTET QË DUHET TË DORËZOHEN
Operatori ekonomik obligohet të dorëzojë paketën e plotë të dokumentacionit:
- Formularin e Ofertës të nënshkruar dhe vulosur;
- Certifikatën e licencës së kompanisë për sigurim fizik;
- Kopjet e licencave individuale të stafit;
- Dëshmi për përvojë të ngjashme (kontrata të kaluara / referenca);
- Certifikatën e tatimpaguesit aktiv dhe dëshmi që nuk ka obligime të papaguara tatimore;
- Deklaratën nën betim për mungesë të konfliktit të interesit;
- Listën e stafit të propozuar dhe angazhimet e tyre;
- Çdo dokument tjetër shtesë të kërkuar nga autoriteti kontraktues.
1. DORËZIMI DHE HAPJA E OFERTAVE
Operatorët ekonomikë mund të dorëzojnë ofertat dhe të kërkojnë sqarime me shkrim ose përmes email-it zyrtar nga data 27/11/2025 deri më 08/12/2025 (12 ditë kalendarike nga publikimi).
Ofertat duhet të dorëzohen ne mënyre elektronike përmes email-it zyrtar deri më:
08/12/2025, ora 10:00 paradite .
Hapja publike e ofertave do të bëhet më:
08/12/2025, ora 11:00, në prani të ofertuesve të interesuar.
Gjatë hapjes publike do të lexohen vetëm:
Emri i operatorit ekonomik;
Çmimi total i ofertuar.
Procesverbali i hapjes do të nënshkruhet nga Komisioni i Vlerësimit dhe përfaqësuesit e pranishëm të operatorëve ekonomikë.
e-mail adresa për dorëzim:
info@pak-ks.org
PJESËMARRJA NË HAPJEN PUBLIKE
Përfaqësuesit legjitim të operatorëve ekonomikë janë të autorizuar të marrin pjesë në hapjen publike të ofertave, përmes autorizimit zyrtar.
9. ANEKSET
Anekset e mëposhtme mund të shkarkohen nga faqja zyrtare e AKP-së: www.pak-ks.org
Aneksi 1: Specifikimi Teknik
Aneksi 2: Formulari i Ofertës
Aneksi 3: Deklarata nën Betim
Dosjen e tenderit mund ta shkarkoni në këtë link: Dosja e plotë Tenderit