FTESË PËR OFERTË - Dhënia në shfrytëzim e Hapësirave Reklamuese te Qendra e Skijimit në Brezovicë

Prishtinë    14/10/2025

AKP e cila ka në Administrim të Drejtpërdrejtë Ndërmarrjen Shoqërore “Inex Sharr Planina ” Brezovicë , SHPALLË këtë:

 

FTESË PËR OFERTË

  1. LËNDA E KONTRATËS

Dhënia në shfrytëzim e Hapësirave Reklamuese te Qendra e Skijimit në Brezovicë NSH Inex Sharr Planina

Me qëllim të dhënies në shfrytëzim hapësirat reklamuese te NSH Inex Sharr Planina, AKP shpallë tenderin publik për dhënien e hapësirave reklamuese në shfrytëzim si në vijim: 

  • Teleferiku "Qafa e Luanit" 18 Shtylla  me lartësi 4-8 m, në gjerësinë e shtyllës nga njëra anë, Shporta, 180 copë me hapësirë ​​reklamimi 92cm x 44cm
  • Teleferiku “Livadhi i madh 19 Shtylla  ​​me lartësi 4-8 m, në gjerësinë e shtyllës nga njëra anë,  Shporta, 182 copë, me hapësirë ​​92cm x 44cm.
  • Stacioni i nisjes së teleferikut  -  2,8 m x 6,5 m - 2 platforma me nga 4 secila me reklama 1 m x 1,5 m;- 2m x 2.9m - 2 platforma me nga 3 secila me reklama 1m x 1.5m
  • Hotel Molika:  4 copë 12m x 6.5m;  1 copë 12m x 6.5m ;  2 copë 3m x 4.2m
  • Treni i skive:  2 komplet trena me përmasa 2m x 2m x 3m gjithçka përveç dritares
  • Stacioni i nisjes së automjeteve, 5m x 2.5m dhe 2.5m x 3m
  • Zona reklamuese e të gjitha gardheve dhe laurave rreth afrimit të teleferikut, si dhe gardheve në kthesat dhe stacionet e ndërmjetme

Kërkesat teknike për operatorin ekonomik:

  • Operatori ekonomik duhet të jetë i regjistruar në Republikën e Kosovës;
  • Duhet të ketë përvojë në shërbime të ngjashme – Referencat.
  • Periudha për dhënien në shfrytëzim të këtyre hapësirave reklamuese është 1 vit nga momenti i nënshkrimit të kontratës;
  • Operatori ekonomik fitues do të shpallet ai i cili i plotëson kriteret teknike dhe oferton me çmimin më të lartë për marrje të hapësirave reklamuese.
  • Formulari i ofertave mund të merret në Web faqen e AKP-së

AFATI KOHOR DHE VENDI PËR DORËZIMIN E OFERTAVE

Kushtet e përgjithshme:

  • Për tu njohur më afër me hapësirat që tenderohen si hapësira reklamuese Operatorët ekonomik mund të bëjnë vizitë te Qendra e Skijimit në Brezovicë çdo ditë punë nga data 14.10.2025 deri më 27.10.2025
  • Ofertat finale të cilat duhet të jenë në zarf të mbyllur, duhet të dërgohen më datën 28.10.2025 nga ora 10:00  deri në orën 11:00 në adresën e mëposhtme:

Agjencia Kosovare e Privatizimit, rr. Dritan Hoxha nr. 55, 10000Prishtinë.

  • Ofertat do të hapen me datën 28.10.2025 në ora 11:10 në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, rr. Dritan Hoxha nr.55, 10000 -  Prishtinë.
  • Ofertat duhet të dorëzohen personalisht apo në rast që dorëzohen  në emër të qiramarrësit pala duhet ta ketë autorizimin e noterizuar tek noteri.
  • Në çmimin e ofertës totale duhet të përfshihen të gjitha tatimet e aplikueshme në Kosovë, përfshirë edhe TVSH 18%, etj.
  • Ne ato raste kur ekzistojnë dy oferta të njëjta, çështja rregullohet që ofertuesi i parë për nga koha, ka përparësi.

Përfaqësuesit legjitim të ofertuesve, mund të marrin pjesë me rastin e hapjes së ofertave.

Ofertat do të pranohen me 28.10.2025 prej orës 10:00 – 11:00 në zarf të mbyllur në Divizionin e Administrimit Direkt dhe Kontrollit të AKP-së në Prishtinë

Shkarko këtu - Formulari i Dorëzimit te Ofertës për Ofrimin e Hapësirave Reklamuese

Adresa: Rr. Dritan Hoxha nr.55,  Ndërtesa e Rilindja Shtypshkronja (Hyrja kah lagja Arbëria/ Dragodani) në Prishtinë – e-mail: info@pak-ks.org