AKP ZBULON 461 ASETE TË REJA – 396 HEKTARË PRONË SHOQËRORE KTHEHEN NË MANDATIN E AKP-së

Prishtinë    13/08/2025

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka përfunduar me sukses procesin gjithëpërfshirës dhe të strukturuar të verifikimit dhe identifikimit të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore nën administrimin e saj. Ky proces u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe u mbështet në të dhënat zyrtare kadastrale të vitit 2024.

 

Verifikim ka pasur për qëllim evidentimin dhe saktësimin e të drejtave pronësore mbi asetet e ndërmarrjeve shoqërore. Si rezultat, janë identifikuar dhe evidentuar një numër i konsiderueshëm i aseteve që më parë nuk kanë figuruar në listat zyrtare të AKP-së dhe nuk janë administruar nga AKP, duke përbërë një arritje të rëndësishme institucionale në drejtim të rikthimit dhe menaxhimit të pronës shoqërore në përputhje me mandatin ligjor të Agjencisë.

Qëllimi i këtij procesi ishte evidentimi dhe saktësimi i të drejtave pronësore mbi asetet e ndërmarrjeve shoqërore, duke garantuar menaxhim të përgjegjshëm dhe në përputhje me ligjin e AKP-së. Si rezultat, janë identifikuar 461 asete të reja, me një sipërfaqe totale prej 396 hektarësh, të cilat më parë nuk figuronin në listat zyrtare të AKP-së dhe nuk administroheshin nga Agjencia. Ky shënon një hap të madh në drejtim të rikthimit dhe menaxhimit të pronës shoqërore në përputhje me mandatin ligjor të Agjencisë.

Në vijim, në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe aktet nënligjore për administrimin dhe mbrojtjen e pronës shoqërore, AKP planifikon verifikimin e të dhënave nga Agjencia Kadastrale që posedon për vitin 2000, me qëllim të:

a)            Identifikimit të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore që mund të jenë tjetërsuar pa dijeninë e AKP-së;

b)            Vlerësimin e ligjshmërisë së ndryshimeve pronësore të kryera pas vitit 2000; dhe

c)            Marrjen e masve për kthimin e aseteve nën administrim të AKP-së, nëse konfirmohet transferimi i paligjshëm.

Kjo arritje konfirmon angazhimin e AKP-së për transparencë, ligjshmëri dhe mbrojtje të pasurisë shoqërore, duke e vendosur atë në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe interesit publik të Republikës së Kosovës.