Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall rezultatet e Shitjes se Aseteve përmes Likuidimit nr.74

Prishtinë    23/07/2025

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mbajti sot ceremoninë zyrtare të hapjes së ofertave për shitjen e aseteve përmes Likuidimit nr. 74, ku shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e ndërmarrjeve shoqërore të përfshira në këtë proces.


Ceremonia u zhvillua në “Sallën e Konferencave” të Hotelit Grand në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00. Në prani të investitorëve, përfaqësuesve të mediave dhe publikut të gjerë u bë dorëzimi i ofertave, hapja publike e tyre dhe publikimi i rezultateve. Ngjarja u transmetua drejtpërdrejt edhe në faqen zyrtare të Agjencisë: www.pak-ks.org, duke mundësuar ndjekjen në kohë reale për të gjithë qytetarët e interesuar.

Për 134 asetet që ishin në dispozicion për shitje, u pranuan gjithsej 63 oferta dhe vlera totale e ofertave më të larta arriti në 8,708,041 euro.

Lista e plotë e rezultateve të ofertave është publikuar në ueb-faqen zyrtare të AKP-së: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,106.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, e themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, vepron në të gjithë territorin e vendit dhe ka mandat të plotë për shitjen ose bartjen e aseteve dhe ndërmarrjeve shoqërore te investitorët privatë, përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe efikas.