Tërhiqen 3 njësi nga SHAL 74
Prishtinë   
22/07/2025
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton opinionin publik dhe palët e interesuara se ka marrë vendim për tërheqjen nga shitja të tri njësive të planifikuara për shitje në kuadër të shitjes së aseteve me likuidim SHAL 74.
Njësitë që tërhiqen janë si në vijim: |
|
Njësia nr.93: KB Flora Tokë Bujqësore Metehi I - Tokë bujqësore, parcela 1643-0 me sipërfaqe prej 8,827m² (88ari 27m²) në ZK Metehi, Komuna Podujevë.
Kategoria potenciale për shfrytëzim: Bujqësore
|
Çmimi minimal: 250 €/ari
|
Depozita e ofertës: 2,000 €
|
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB Flora Fi - 29/91
Njësia nr.94: KB Flora Tokë Bujqësore Metehi II - Tokë bujqësore, parcela 1773-0 me sipërfaqe prej 1,865m² (18ari 65m²) në ZK Metehi, Komuna Podujevë.
Kategoria potenciale për shfrytëzim: Bujqësore
|
Çmimi minimal: 250 €/ari
|
Depozita e ofertës: 1,000 €
|
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB Flora Fi - 29/91
Njësia nr.97: KB Përparimi Toka në Shtedim - Tokë bujqësore, parcela 429-0 me sipërfaqe prej 7,298m² (72ari 98m²) në ZK Shtedim, Komuna Podujevë.
Kategoria potenciale për shfrytëzim: Rezidenciale
|
Çmimi minimal: 1,400 €/ari
|
Depozita e ofertës: 5,000 €
|
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KB Përparimi Fi-940/90
Këto njësi tërhiqen me kërkesë të Komunës së Podujevës.