Tërhiqen nga shitja tri toka bujqësore
Prishtinë   
16/06/2025
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se tri asete: Njësia nr. 55 - Ratar tokë bujqësorë në Prishtinë (njësia 1822-0), Njësia nr. 56 - Ratar tokë bujqësore në Matiçan, Prishtinë (njësia 917-1) dhe Njësia nr.70 - Tokë Bujqësore Sllatinë e Madhe – 837 – 0 (njësia 837-0), të cilat ishin planifikuar për t’u shitur përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 73, me vendim të Bordit të Drejtorëve janë tërhequr nga shitja.
Pavarësisht kësaj tërheqje, Shitja e Aseteve nr. 73 përfshinë 98 asete të ndërmarrjeve shoqërore të vendosura në lokacione atraktive në të gjithë rajonet e Kosovës. Këto asete ofrojnë mundësi të shkëlqyeshme për blerje dhe zhvillim të bizneseve.
Lista e plotë e aseteve të përfshira në këtë shitje është e publikuar në ueb faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.
Dita e dorëzimit të ofertave është me datë 25 qershor 2025, në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave.
Procesi i ofertimit është i hapur, transparent dhe transmetohet drejtpërdrejt