NJOFTIM PËR PUBLIKUN LIDHUR ME PAGESAT PËR KREDITORËT ME AKTGJYKIME TË PLOTFUQISHME NGA DHOMA E POSAÇME E GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS
Prishtinë   
19/05/2025
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton të gjithë kreditorët se pagesat e mjeteve bëhen në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-034 dhe shtojcën përkatëse të tij. Më poshtë sqarohen hapat dhe kushtet për realizimin e këtyre pagesave
A GARANTON VENDIMI I GJYKATËS PAGESË TË MENJËHERSHME?
Jo.
Vendimi i plotfuqishëm nga Dhoma e Posaçme nuk garanton pagesë të menjëhershme.
Gjithashtu, nuk lejohet përmbarimi përmes përmbaruesve privatë, pasi kjo procedurë duhet pezulluar sipas ligjit (neni 10 i Shtojcës së Ligjit për AKP-në).
SI BËHEN PAGESAT?
- Pagesat realizohen vetëm nëse ndërmarrja ka fonde të mjaftueshme.
- Të gjithë kreditorët (me vendime të gjykatës dhe vendime të Autoritetit të Likuidimit) përfshihen në shpërndarje proporcionale, sipas përqindjes së përcaktuar me ligj (nenet 40–42 të Ligjit për AKP-në).
PROCEDURA QË NDIQET PËR SHPËRNDARJE:
1. Verifikimi i fondeve në llogarinë bankare të ndërmarrjes.
2. Kërkesa në Dhomën e Posaçme për listën e ankesave aktive.
3. Vlerësimi i situatës dhe përgatitja e raportit të shpërndarjes, nëse përmbushen kushtet.
TRI KUSHTET KRYESORE PËR SHPËRNDARJE:
Kushti
|
Përshkrimi
|
Fonde të mjaftueshme
|
Në llogarinë e ndërmarrjes duhet të ketë mjete të mjaftueshme.
|
Vendime të plotfuqishme
|
Duhet të jetë e qartë shuma që u takon kreditorëve me vendime përfundimtare.
|
Ankesa active
|
Duhet të rezervohet shumë për ata që kanë ankesa ende në shqyrtim.
|
Nëse këto kushte nuk përmbushen, pagesat nuk mund të realizohen deri sa:
- të gjenerohen fonde shtesë (p.sh. nga shitja e aseteve), ose
- të përfundojnë proceset gjyqësore në DhPGjSK.
DOKUMENTET QË DUHET DORËZUAR:
Rasti
|
Dokumentet e nevojshme
|
Kreditor i gjallë
|
Numri i llogarisë bankare, dorëzuar në zyrën rajonale të AKP-së.
|
Kreditor i ndjerë
|
Aktvendimi për trashëgimi dhe numri i llogarisë bankare të trashëgimtarit.
|
Për më shumë informata:
Kontaktoni zyrën për informim, media dhe marrëdhënie me publikun të AKP-së ose vizitoni faqen zyrtare: www.pak-ks.org
*Ky njoftim është përgatitur për të informuar qytetarët dhe për të siguruar transparencë në procesin e pagesave ndaj kreditorëve të ndërmarrjeve shoqërore nën administrimin e AKP-së*.