TËRHIQET NGA SHITJA NJËSIA NR.45 - KB FLORA TOKË BUJQËSORE PAKASHTICË E POSHTME II DHE NJËSIA NR. 46 - KB FLORA TOKË BUJQËSORE PAKASHTICË E POSHTME III

Prishtinë    19/05/2025

Prishtinë Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga tenderi i shitjes Njësinë nr.45- KB Flora Tokë Bujqësore Pakashticë e Poshtme II dhe Njësinë nr.46 - KB Flora Tokë Bujqësore Pakashticë e Poshtme III. Të dy këto asete ishin paraparë për t’u shitur përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 72, e cila do të mbahet me datë 28 maj 2025, ndërsa tërheqja nga shitja është bërë me vendim të Bordit të Drejtorëve të AKP-së bazuar në kërkesën e Komunës së Podujevës.

Lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 72 përfshinë asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës dhe mund të gjendet në ueb faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.

 

Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 28 maj 2025 në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave.