Njoftim lidhur me statusin juridik te aseteve të NSH-ve "Bar Bilje" Bar, Mali i Zi, njësia në Zubin Potok dhe "NZB Bashkimi"

Prishtinë    08/05/2025

Agjencia Kosovare e Privatizimit (“Agjencia”) i njofton palët e interesuara me Vendimet e Bordit të Drejtorëve, për përcaktimin e statusit të ndërmarrjeve “Bar Bilje” Bar, Mali i Zi, njësia në Zubin Potok dhe  Ndërmarrjes Zejtare Banesore “Bashkimi” Prishtinë/Kosovë, të cilat konform nenit 5 të Ligjit për Agjencinë-në Nr. 04/L-034, janë pronë shoqërore dhe bien nën kompetencat administrative të Agjencisë.

 

Publikimi i Njoftimeve do të bëhet me 08,09,10,11 dhe 12.05.2025.

Për njoftim më të hollësishëm vizitoni faqen e Agjencisë www.pak-ks.org