SHPALLJE PËR OFRIMIN NË SHFYTËZIM TË HAPËSIRAVE REKLAMUESE 
                             
                            
                            
                            
                               Prishtinë   
                                   13/08/2024
                                    AKP e cila ka në Administrim të Drejtpërdrejtë Ndërmarrjen Shoqërore “Inex Sharr Planina ” Brezovicë , SHPALLË këtë:
                               
                            
                             
FTESË PËR OFERTË
	- LËNDA E KONTRATËS
 
Dhënia në shfrytëzim e Hapësirave Reklamuese te Qendra e Skijimit në Brezovicë NSH Inex Sharr Planina 
Me qëllim të dhënies në shfrytëzim hapësirat reklamuese te NSH Inex Sharr Planina, AKP shpallë tenderin publik për dhënien e hapësirave reklamuese në shfrytëzim si në vijim: 
	- Teleferiku "Qafa e Luanit" 18 Shtylla  me lartësi 4-8 m, në gjerësinë e shtyllës nga njëra anë, Shporta, 180 copë me hapësirë reklamimi 92cm x 44cm
 
	- Teleferiku “Livadhi i madh” 19 Shtylla  me lartësi 4-8 m, në gjerësinë e shtyllës nga njëra anë,  Shporta, 182 copë, me hapësirë 92cm x 44cm.
 
	- Stacioni i nisjes së teleferikut  -  2,8 m x 6,5 m - 2 platforma me nga 4 secila me reklama 1 m x 1,5 m;- 2m x 2.9m - 2 platforma me nga 3 secila me reklama 1m x 1.5m
 
	- Hotel Molika:  4 copë 12m x 6.5m;  1 copë 12m x 6.5m ;  2 copë 3m x 4.2m
 
	- Treni i skive:  2 komplet trena me përmasa 2m x 2m x 3m gjithçka përveç dritares
 
	- Stacioni i nisjes së automjeteve, 5m x 2.5m dhe 2.5m x 3m
 
	- Zona reklamuese e të gjitha gardheve dhe laurave rreth afrimit të teleferikut, si dhe gardheve në kthesat dhe stacionet e ndërmjetme
 
Kërkesat teknike për operatorin ekonomik:
	- Operatori ekonomik duhet të jetë i regjistruar në Republikën e Kosovës;
 
	- Duhet të ketë përvojë në furnizime dhe shërbime të ngjashme – Referencat.
 
	- Periudha për dhënien në shfrytëzim të këtyre hapësirave reklamuese është një (1) vit nga momenti i nënshkrimit të kontratës;
 
	- Operatori ekonomik fitues do të shpallet ai i cili i plotëson kriteret teknike dhe oferton me çmimin më të lartë për marrje të hapësirave reklamuese.
 
AFATI KOHOR DHE VENDI PËR DORËZIMIN E OFERTAVE
Kushtet e përgjithshme: 
	- Për tu njohur më afër me hapësirat që tenderohen si hapësira reklamuese Operatorët ekonomik mund të bëjnë vizitë te Qendra e Skijimit në Brezovicë çdo ditë punë nga data 13.08.2024 deri më 26.08.2024
 
	- Ofertat finale të cilat duhet të jenë në zarf të mbyllur, duhet të dërgohen më datën 27.08.2024 nga ora 13:15  deri në orën 14:15 në adresën e mëposhtme:
 
Agjencia Kosovare e Privatizimit, rr. Dritan Hoxha nr. 55, 10000Prishtinë.
	- Ofertat do të hapen me datën 27.08.2024 në ora 14:20 në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, rr. Dritan Hoxha nr.55, 10000 -  Prishtinë.
 
	- Ofertat duhet të dorëzohen personalisht apo në rast që dorëzohen  në emër të qiramarrësit pala duhet ta ketë autorizimin e noterizuar tek noteri.
 
	- Në rastet e qiradhënies në vlera mbi € 1,000 mujore, para nënshkrimit të kontratës do të kërkohet nga ofertuesi fitues të sjellë garancionin bankar (jo letër zotimi nga banka) apo garancionin e lëshuar nga Kompania e licencuar e Sigurimeve. Garancioni duhet të jetë në lartësinë e vlerës së gjashtë (6) qirave mujore sipas kontratës
 
	- Në çmimin e ofertës totale duhet të përfshihen të gjitha tatimet e aplikueshme në Kosovë, përfshirë edhe TVSH 18%, etj.
 
	- Ne ato raste kur ekzistojnë dy oferta të njëjta, çështja rregullohet që ofertuesi i parë për nga koha, ka përparësi.
 
 V.    Përfaqësuesit legjitim të ofertuesve, mund të marrin pjesë me rastin e hapjes së ofertave.
Ofertat do të pranohen me 27.08.2024 prej orës 13:15 - 14:20 
në zarf të mbyllur për secilën njësi veç e veç në:                                                                                                                             
Divizioni i Administrimit Direkt dhe Kontrollit të AKP-së në Prishtinë
Adresa: Rr. Dritan Hoxha nr.55,  Ndërtesa e Rilindja Shtypshkronja (Hyrja kah lagja Arbëria/ Dragodani) në Prishtinë – e-mail: info@pak-ks.org;  www.pak-ks.org