MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-së 2.10.2023

Prishtinë    02/10/2023

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës në të cilën përveç aktiviteteve të parapara të AKP-së, Bordi u informua edhe për punën e menaxhmentit të kësaj Agjencie për periudhën paraprake një mujore për Agjencinë dhe për Brezovicën. Poashtu u trajtua edhe raporti i Komisionit vlerësues të progresit për TM2 2023 dhe raporti i Komitetit të Auditimit.


Po ashtu, në këtë mbledhje, Bordi u informua lidhur me raportin e zbatueshmërisë së pikës së veprimit të lëshuar nga Bordi lidhur me borxhet e qirave dhe zbatueshmërinë e dy vendimeve (janar dhe gusht) për rivlerësime të qirave.

Ndër të tjera, Bordi i Drejtorëve të AKP-së gjatë kësaj mbledhje ka shqyrtuar dhe miratuar:

emëroi dy anëtarë në Komitetin e Auditimit;
duke qenë se riorganizimi i Agjencisë hyn në fuqi me datë 01 tetor 2023, aprovoi Termat e Referencës për Drejtorin Ekzekutiv dhe Zv. Drejtorin ekzekutiv - Operativë dhe Zv. Drejtorin ekzekutiv - Funksione të përgjithshme;
Duke qenë se konkursi publik për rekrutim të dy Zv. Drejtorëve ekzekutiv ka dështuar javën e kaluar, Bordi emëroi dy ushtrues detyre deri në finalizimin e rekrutimit të ardhshëm;

aprovoi një (1) Raport Përfundimtar të Njësisë së Negocimit Direkt;
aprovoi pesë (5) Raporte Rekomanduese Njësisë së Negocimit Direkt dhe refuzoi një (1) rast;
aprovoi pikat e rendit të ditës që ndërlidhen me qiradhëniet – me theks të veçantë zbriti qiranë e Policisë së Kosovës për 30% për objektin e NSH Auto Prishtina (tek rrethi i Flamurit Prishtinë);
aprovoi kërkesën për buxhet shtesë për vitin 2024 për blerjen dhe instalimin e barrierave optike me krah në hyrjen kryesore të ndërtesës së zyrës qendrore; 
duke qenë se riorganizimi i AKP-së, respektivisht Rregullorja për organizim të brendshëm, funksionimin dhe sistematizimin e vendeve të punës hyn në fuqi me datë 01.10.2023, aprovoi azhurnimin/harmonizimin e akteve nënligjore me rregulloren e përmendur si në vijim:

i) Rregullat e Përgjithshme të Tenderit, Procedurat e Shitjes me Tender Publik,
ii) Rregulloren për Qiradhënien e Aseteve të NSh-ve
iii) Rregulloren për politikat dhe procedurat e likuidimit të NSH-ve;
iv) Rregulloren për Ofruesit e shërbimeve;

Bord poashtu aprovoi shpërndarjet e mjeteve sipas propozimit të Autoritetit të Likuidimit për ndërmarrjen shoqërore “Farmakos”, në Prishtinë, si dhe
aprovoi Rregulloren për organizimin dhe funksionalizimin e Komitetit Drejtues të Likuidimit dhe Menaxhimit të Projektit.