NJOFTIM PUBLIK PËR SHTYRJEN E AFATIT PËR DORËZIMIN DHE HAPJEN E OFERTAVE

Prishtinë    02/10/2026

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), përkatësisht NSH “Inex Sharr Planina – Brezovicë”, nën administrimin e AKP-së, njofton të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar se shtyhet afati për dorëzimin dhe hapjen e ofertave për procedurat e mëposhtme të prokurimit:

 

1.            Referenca e prokurimit: 04/2026

Remonti i përgjithshëm, rehabilitimi teknik, riparimi, testimi dhe vënia në punë e teleferikut me ulëse dyshe dhe kapëse fikse “Livadhi I Madh”

Afati fillestar për dorëzimin e ofertave: 03.10.2026, ora 10:00.

Afati i ri për dorëzimin e ofertave është: 13.10.2026, deri në orën 10:00.

Hapja publike e ofertave për referencen e Prokurimit 04/2026 do të bëhet me date 13.10.2026 ne ora 10:30

Mënyra dhe adresa e dorëzimit të ofertave mbeten të pandryshuara, sipas njoftimit dhe dosjes përkatëse të tenderit. Të gjitha kushtet, kërkesat dhe dispozitat e tjera të dokumenteve të tenderit mbeten në fuqi dhe të pandryshuara.

Ky njoftim është pjesë përbërëse e dokumenteve të tenderit për Remontin e përgjithshëm, rehabilitimi teknik, riparimi, testimi dhe vënia në punë e teleferikut me ulese dyshe dhe kapëse fikse “Livadhi I Madh”