FTESË PËR OFERTË - NSH “Inex Sharrplanina” – Qendra e Skijimit Brezovica (nën Administrim Direkt)

Prishtinë    07/08/2026

Lënda: Ftesë për dorëzimin e ofertave për realizimin e punimeve të hapjes dhe zgjerimit të rrugës ekzistuese të qasjes dhe pastrimit të pistave të skijimit në Qendrën e Skijimit Brezovica

Nr. i Prokurimit: 02/2026

Të nderuar,

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), për nevojat e NSH “Inex Sharrplanina” – Qendra e Skijimit Brezovica, fton operatorët ekonomikë të interesuar dhe të kualifikuar që të paraqesin ofertat e tyre për realizimin e punimeve të hapjes dhe zgjerimit të rrugës ekzistuese të qasjes dhe pastrimit të pistave të skijimit në Qendrën e Skijimit Brezovica, në përputhje me kërkesat, specifikimet teknike dhe kushtet e përcaktuara në Dosjen e Tenderit të cilën e gjeni ne kete link: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,34

Qëllimi i kësaj procedure është angazhimi i një operatori ekonomik të specializuar për realizimin e punimeve në terren, të cilat përfshijnë hapjen dhe zgjerimin e rrugës ekzistuese të qasjes për lëvizjen e sigurt të rrafshuesve të borës, largimin e gurëve, shkëmbinjve dhe pengesave të tjera nga pistat e skijimit, si dhe nivelimin dhe përgatitjen e terrenit për sezonin dimëror.

Fondi maksimal i paraparë për realizimin e kontratës është 20,000.00 € (njëzet mijë euro), përfshirë TVSH-në.

Duke marrë parasysh konfiguracionin specifik të terrenit dhe natyrën e punimeve, vizita në terren është obligative për të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar, me qëllim të njohjes me gjendjen faktike, vlerësimit të vëllimit të punimeve dhe përcaktimit të makinerive dhe pajisjeve më të përshtatshme për realizimin e tyre.

Oferta financiare duhet të përgatitet në bazë të çmimit për orë pune për makineritë dhe pajisjet e propozuara, në përputhje me kërkesat e Dosjes së Tenderit. Pagesa do të realizohet sipas orëve faktike të punës, të evidentuara dhe të konfirmuara nga përfaqësuesit përgjegjës të Autoritetit Kontraktues.

Kontrata do t'i jepet operatorit ekonomik me çmimin më të ulët të vlerësuar, me kusht që oferta të jetë e përgjegjshme dhe të përmbushë të gjitha kërkesat teknike, profesionale dhe ligjore të përcaktuara në Dosjen e Tenderit.

Operatorët ekonomikë të interesuar duhet t'i dorëzojnë ofertat e tyre, së bashku me të gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas Dosjes së Tenderit, jo më vonë se më 26.08.2026, në ora 10:00.

Ofertat mund të dorëzohen në:

Agjencia Kosovare e Privatizimit  
Rr. “Dritan Hoxha”, nr. 55    
10000 Prishtinë         
Zyra për Marrëdhënie me Publikun (PR)

ose në mënyrë elektronike në adresën zyrtare:

info@pak-ks.org

Hapja publike e ofertave do të bëhet më 26.08.2026, në ora 11:00, në ambientet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në prani të përfaqësuesve të operatorëve ekonomikë që dëshirojnë të marrin pjesë.

Punimet duhet të realizohen sipas planit të aprovuar dhe kërkesave të Autoritetit Kontraktues, ndërsa afati maksimal për përfundimin e tyre është 31 tetor 2026.

Për informata apo sqarime shtesë lidhur me procedurën dhe organizimin e vizitës obligative në terren, operatorët ekonomikë mund t'i drejtohen AKP-së përmes adresës elektronike të lartcekur, brenda afateve të përcaktuara në Dosjen e Tenderit.

Bashkëngjitur:
Dosja e Tenderit – Nr. i Prokurimit 01/2026, me Termat e Referencës, specifikimet teknike, formularët dhe anekset përkatëse.

Me respekt,

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT                                                                                           

Në emër dhe për llogari të:                                                                                                                                                              

NSH “Inex Sharrplanina” – Qendra e Skijimit Brezovica