MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-SË MBAJTUR ME 29 KORRIK 2026
Prishtinë   
30/07/2026
Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt, në të cilën u shqyrtuan dhe miratuan një sërë vendimesh me rëndësi për vazhdimin dhe forcimin e qeverisjes institucionale brenda Agjencisë.
Bordi shqyrtoi dhe aprovoi Raportin gjashtëmujor të punës së Divizionit të Auditimit të Brendshëm për vitin 2026 i cili sipas procedurave do të dërgohet të njësia Qendrore Harmonizuese në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe u njoftua me rezultat e auditimit për periudhën gusht - dhjetor 2025.
Sa i përket shitjeve me tender publik Bordi shqyrtimi dhe mirato shpalljen e listës së aseteve për Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit SHAL 75 që përmban 260 asete të cilat janë të ri tenderuara dhe do të bëhen publike së shpejti. Ndërsa sa i përket procesit te shitjeve me negocim direkte bordi shqyrtoi raporte fillestare rekomanduese me rezultatet si në vijim: 2 kërkesa u aprovuan për procedurë te mëtutjeshme , 12 u refuzuan. Po ashtu u miratuan 10 raporte përfundimtare, në të cilat është aprovuar çmimi i shitjes dhe është autorizuar vazhdimi me procedurat e kontratës.
Lidhur me banesat në pronësi shoqërore Bordi vendosi që të aprovoj 1 kërkesë, të refuzoj 3 kërkesa për blerjen e banesave pasi që të njëjtat nuk e kanë dokumentuar mjaftueshëm kërkesën dhe kësisoj nuk i plotësonin kushtet ligjore ndërsa për 1 rast Agjencia u shpall jo kompetente për të vendosur pasi që kërkesa e subjektit ne procedure nuk kishte të bëjë me ndërmarrje shoqërore.
Sa i përket qiradhënieve Bordi shqyrtoi rezultatet e qiradhënies publike të aseteve të NSh-ve nën Administrim Direkt, ku 5 asete ishin në trajtim: 1 nuk kishte ofertë dhe për 4 të tjera çmimi u refuzua sepse çmimet referuese që janë marrë për bazë për rekomandim do të jenë objekt i rivlerësimit. Bordi po ashtu u informua për qiradhëniet publike të datës 26.06.2026 të aseteve të NSH-ve në likuidim dhe që realizohen nga Autoritetit i Likuidimit – ku në këtë qiradhënie ishin 73 njësi – prej të cilave 8 ishin aprovim të natyrës qira komerciale, 22 aprovim të natyrës qira vjetore – ndërsa asetet tjera nuk kishin pranuar oferta ose ofertuesit ishin tërhequr nga procedura e tenderimit për shkak të rrethanave pronësoro-juridike.
Në fushën e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore, Bordi miratoi shpërndarjen e mjeteve për kreditorët e NSh-ve në vijim: 1) NSh Xim Strezovci, GJI066 - 236,900.20 € në shumën prej për 64 kreditor, dhe 2) NSh Komogllava, GJI135 në shumën prej 24,836.30 € për 8 kreditor. Bordi po ashtu miratoi buxhet shtesë për 5 ndërmarrje shoqërore pasi që për të njëjtat ende nuk kanë përfunduar procedurat e likuidimit.
Në kuadër të akteve nënligjore Bordi aprovoi Rregulloren për Mbrojtjen e të Dhënave Personale sipas kërkesës të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.
Bordi po ashtu amandamentoi Shtojcën se Procedurave të shitjes - Metodologjia e Përcaktimit te Çmimit Orientues, respektivisht nenin 6.4 - duke përcaktuar shkallën e zbritjes së çmimit orientues: 0% në tenderimin e parë, 10% në të dytin, 20% në të tretin dhe 40% nga tenderimi i katërt. Ky ndryshim rrit transparencën, llogaridhënien dhe para shikueshmërinë e procesit, duke siguruar trajtim të njëtrajtshëm dhe pritshmëri më të qarta për të gjithë ofertuesit.
Bordi po ashtu vendosi që pas procedurave në një nga mbledhjet e ardhshme të aprovoj Rregulloren për NSh Inex Sharr Planina Brezovicë.
Agjencia Kosovare e Privatizimit mbetet e përkushtuar që, në përputhje me mandatin e saj ligjor, të avancojë proceset e privatizimit, likuidimit dhe administrimit të aseteve shoqërore në mënyrë transparente, profesionale dhe në funksion të mbrojtjes së interesit publik.