NJOFTIM SQARUES PËR OFERTUESIT - Qiradhenie

Prishtinë    25/06/2026

Lidhur me kushtet e ofertimit për qiradhënien vjetore të tokave bujqësore....

 

Të nderuar ofertues,

Agjencia Kosovare e Privatizimit – Zyra Rajonale në Prishtinë, ju njofton se në shpalljen/kushtet e përgjithshme për qiradhënien vjetore të tokave bujqësore është konstatuar një gabim teknik në formulimin e pikave që kanë të bëjnë me të drejtën e ofertimit.

Në veçanti, në pikën 4 është paraqitur gabimisht kufizimi se ofertat për qiradhëniet vjetore të tokave bujqësore me sipërfaqe mbi 10 ari mund të dorëzohen vetëm nga persona juridikë të regjistruar. Po ashtu, pika 6 është formuluar në mënyrë që mund të krijojë paqartësi lidhur me pjesëmarrjen e personave fizikë vetëm për sipërfaqe deri në 10 ari.

Me këtë njoftim sqarohet se për qiradhënien vjetore të tokave bujqësore, pavarësisht sipërfaqes së tyre, të drejtë ofertimi kanë si personat fizikë, ashtu edhe personat juridikë, në përputhje me kushtet e shpalljes dhe legjislacionin në fuqi.

Rrjedhimisht, pikat 4, 5 dhe 6 të kushteve të përgjithshme sqarohen/korrigjohen si vijon:

4. Ofertat për qiradhëniet vjetore të tokave bujqësore mund të dorëzohen nga persona fizikë dhe persona juridikë të regjistruar sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës, duke përfshirë, por pa u kufizuar në:
- Biznes Individual (B.I.);
- Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (Sh.P.K.);
- Shoqëri Aksionare (Sh.A.);
- Ortakëri të Përgjithshme (O.P.);
- Ortakëri të Kufizuara (O.K.);
- Kooperativa Bujqësore;
- Degë të kompanive të huaja të regjistruara në Republikën e Kosovës;
- Forma të tjera të organizimit të biznesit të lejuara me ligj;
- si dhe persona fizikë.

5. Në rastet kur oferta dorëzohet nga person juridik/biznes, ofertuesi duhet të paraqesë dokumentacionin përkatës të regjistrimit, sipas kërkesave të përcaktuara në shpallje. Personat fizikë nuk obligohen të kenë biznes të regjistruar për të marrë pjesë në procedurën e ofertimit për qiradhënie vjetore të tokave bujqësore.

6. Kufizimi sipas sipërfaqes deri në 10 ari apo mbi 10 ari nuk aplikohet si kriter për përcaktimin nëse ofertuesi duhet të jetë person fizik apo person juridik. Për të gjitha njësitë e tokave bujqësore, ofertat mund të dorëzohen nga persona fizikë dhe persona juridikë, në përputhje me kushtet tjera të shpalljes.


Ky njoftim ka karakter sqarues dhe korrigjues dhe nuk ndryshon kushtet tjera të shpalljes publike. Të gjitha afatet, mënyra e dorëzimit të ofertave, vendi i dorëzimit, kriteret e përzgjedhjes, pagesa e qirasë dhe kushtet tjera mbesin të pandryshuara.

Ofertat do të pranohen më datë 26.06.2026, prej orës 10:00 deri në ora 12:00, në zarf të mbyllur për secilën njësi veç e veç, në:

Divizioni i Zyrës Rajonale të AKP-së në Prishtinë
Adresa: Rr. “Dritan Hoxha” nr. 55, Ndërtesa e Rilindjes – Shtypshkronja

Hyrja kah lagjja Arbëria/Dragodani, Prishtinë

Tel: 038 226 889
E-mail: info@pak-ks.org
Web: www.pak-ks.org