Njoftim për Adhuruesit e Skijimit - Përditësim i Funksionimit të Ski Pass-it në Qendrën e Skijimit Brezovica
Prishtinë   
06/03/2026
Qendra e Skijimit Brezovica ka përditësuar konfigurimin e Ski Pass. Nga tani e tutje, të gjithë ski pass-et do të mbeten automatikisht të vlefshme për ditën/et pasuese nëse nuk përdoren fare (pra, nëse nuk skanohen në asnjë rampe hyrëse, përfshirë edhe trenin).
(Kjo vlen në rastet kur, për çfarëdo arsye, Qendra e Skijimit nuk është operacionale, për shembull në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike, mungesës së energjisë elektrike ose problemeve teknike me teleferik apo ski lift)
Kjo do të thotë që ski pass-i juaj do të mund të përdoret ditën/et pasuese, sipas llojit të ski pass-it të blerë (p.sh., Gjate Javës ose Vikend), ndërsa kontrolli i qasjes në teleferikë mbetet i pandryshuar.