NJOFTIM PËR SHTYRJE TË AFATIT PËR APLIKIM PËR QIRADHËNIEN E ASETEVE ME KARAKTER SPECIFIK
Prishtinë   
26/02/2020
Njoftohen të gjitha palët e interesuara se afati për aplikim për qiradhënien e aseteve me karakter specifik, të publikuar me datë 6 shkurt 2020, shtyhet deri me datën 11 mars 2020, pasi që lista fillestare në fjalë ka pësuar disa ndryshime dhe për përmbajtjen finale të saj do të njoftoheni me kohë.
Ofertat duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur në Zyrën Qendrore të AKP-së në Prishtinë me datë 12 mars 2020 nga ora 10:00 deri në ora 12:00.
Zarfet do të hapen publikisht në Zyrën Qendrore të AKP-së me datë 13 mars 2020 duke filluar në ora 12:15.