Tërheqet nga shitja Njësia nr.20 NSH Univerzal Leposaviq - lokali nr.2, MIT051

Prishtinë    20/12/2019

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga SHAL 53: 'Njësinë nr.20 NSH Univerzal Leposaviq - Lokali nr.2, MIT051 Komuna e Leposaviqit.  

Kjo njësi ishte  paraparë të shitej përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 53, me numër rendor 20, e cila do të mbahet me datë 26 dhjetor 2019, ndërsa tërheqja nga tenderi i kësaj  njësia është bërë në bazë të shkresës nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.   

Ndërkaq lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 53 përfshinë 122 asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës. Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 26 dhjetor 2019 nga ora 10:00 deri 12:00, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave, në Hotelin Grand duke filluar nga ora 12:30.