TËRHIQEN PESË NJËSI NGA SHITJA E ASETEVE ME LIKUIDIM NR. 49

Prishtinë    16/08/2019

Prishtinë - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga tenderi i shitjes

Njësia  nr.30 - Fabrika e Plastikës Parcelat në Skenderaj,

Njësia nr.31 - Produkt Parcelat 1066-0 dhe 1067-0 në Kuçicë

Njësia nr.32 - Produkt Parcela 1215-0 në Kuçicë

Njësia nr.38 - NSH Produkt Parcelat në Polac i Ri

Njësia nr.39 - Produkt Parcelat 955-0, 956-0 dhe 957-1 në Baks

Tërheqja është bër në bazë të kërkesës së Komunës së Skenderajt dhe Vendimit të Kuvendit Komunal të Skënderajt për shpalljen e zonës me interes Publik.

Të gjitha këto prona ishin paraparë për t’u shitur përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 49, e cila do të mbahet me datë 21 gusht 2019.

Lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 49 përfshinë asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës dhe mund të gjendet në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.

Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 21 gusht  2019 në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave.

Siq jeni njoftuar tanimë , që nga kjo valë e shitjes se Asetve Agjencia do te zbatoje Rregullat e reja te thjeshtuara te tenderit qe lehtësojnë procesin e ofertimit.

 

FUND