MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-SË 25.04.2019

Prishtinë    25/04/2019

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku diskutoi dhe morri vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve vendosi njëzëri për zgjatje të mandatit të dy Zëvendës Drejtorëve Menaxhues të Agjencisë, Valbona Dibra, Zëvendës Drejtoreshë Menaxhuese – Shitja dhe Avni Jashari, Zëvendës Drejtor Menaxhues - Likuidimi, edhe për katër vitet e ardhshme.

Në këtë takim Bordi shqyrtoj dhe njëzëri miratoi listën e aseteve të Shitjes së Aseteve me Likuidim SHAL 48 e cila përbëhet prej 116 aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës, ndërsa dita e shitjes është caktuar 17 korriku 2019.

Bordi diskutoi edhe në lidhje me raportet Komisioneve për caktimin/vlerësimin e çmimit të tregut për qiradhënie të aseteve përmes shpalljes publike, të cilat i miratoi si dhe Raportin e Komisionit për shitjen e banesave të NSH-ve.

Për më tepër, Bordi i Drejtorëve pas shqyrtimit të kërkesës së Bordit Mbikëqyrës të Trepça SH.A. për transferim të llogarive bankare nga “Trepça – Ndërmarrje nën Administrim të AKP-së” tek “Trepça SH.A.” vendosi për miratim të saj.

Gjatë kësaj mbledhje, Bordi i Drejtorëve aprovoi Raportin e Komisionit për shqyrtim të ankesave në listat e 20% të punëtorëve për NSH Rilindja Shitja dhe NSH Strellc. Veç kësaj Bordi diskutoi dhe miratoi propozimin për qiradhënie direkte për shfrytëzimin e tokave nga Investitori Strategjik SOEI Kosova sipas zotimit të grupit punues ndërinstitucional, sipas Ligjit për Investime Strategjike.