MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-së 17.05.2023

Prishtinë    17/05/2023

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt me ç’rast u informua lidhur me zhvillimet e fundit dhe aktivitetet e AKP-së nga menaxhmenti.

 

Në këtë takim Bordi shqyrtoi dhe diskutoi mbi Plotësim ndryshimin e Rregullores për organizim të brendshëm dhe sistematizim të vendeve të punës si dhe mbi Plotësim/ndryshimin e Rregullores për Qiradhënien e Pronave Shoqërore.

Bordi i Drejtorëve gjithashtu diskutoi mbi propozimet e menaxhmentit lidhur me kërkesat për qiradhënie nga KGJK Mitrovicë, Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe të Këshilli të Kosovës për Trashëgimi Kulturore të cilat i miratoi.

Këtu Bordi diskutoi dhe miratoi propozimin për miratim të marrëveshjes me Komunën e Podujevës për pagesën e shpronësimit të pronave të paluajtshme të NSH Kooperativa Bujqësore Përparimi Podujevë, sipas vendimit përfundimtar të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shpronësim me numër 10/132 të datës 08 mars 2023.