MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-së 29.03.2023

Prishtinë    30/03/2023

Bordi i drejtorëve miraton raportet e shpërndarjes për NSH Sharrprodhimi, NTSH Sharr dhe 18 Nëntori . Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt me ç’rast u informua lidhur me zhvillimet e fundit dhe aktivitetet e AKP-së nga menaxhmenti. Këtu Bordi i Drejtorëve u informua edhe lidhur me zhvillimet e fundit në NSH Brezovica. Në kuadër të rritjes së transparencës Bordi kërkoi dhe udhëzoi menaxhmentin që të gjitha raportet lidhur me qiradhëniet aktuale dhe ato të ardhshme të publikohen në ueb faqe të AKP-së.

 

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve shqyrtoi transaksionet e SHAL 62, si dhe disa kërkesa të lidhura me qiradhënie të cilat pas shqyrtimit i miratoi.

Veç këtyre Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi përditësimin e Statutit të Komitetit të Auditimit dhe përditësimin e Statusit të Njësisë për Auditim të Brendshëm.

Ndër tjera Bordi shqyrtoi dhe miratoi propozimin e Autoritetit të Likuidimit për raportet e shpërndarjes për NSH Sharrprodhimi, NTSH Sharr dhe 18 Nëntori si dhe Bordi u informua lidhur me përmbylljen e procesit të likuidimit të NSH Fabrika e Pompave me Piston në Pejë, e cila do të dërgohen në DHPGJS për përmbyllje sipas procedurave.

Për më tepër Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi raportin e Komisionit të Banesave të NSH-ve; Pyetësorin vet-vlerësues për Sistemin e Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit për vitin 2022 si dhe Raportin Vjetor të AKP-së për vitin 2022.