AKP REALIZOI AKSION HUMANITAR PËR DHURIM TË GJAKUT

Prishtinë    08/12/2022

Agjencia Kosovare e Privatizimit, në bashkëpunim dhe për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGjK), sot e organizoi aksionin humanitar për dhurim të  gjakut nga zyrtarë të AKP-së.

 

Nga ora 10:00-13:00, në Selinë Qendrore të Agjencisë Kosovare të  Privatizimit, në prani të ekipeve të QKUK-së të transfuzionit të gjakut u zhvillua aksion humanitar ku dhuruan gjak një numër i madh i punonjësve të AKP-së.

Aksioni ishte në vazhdën e solidaritetit të dhurimit të gjakut me moton “Dhuro gjak shpëto një jetë”, me ç’rast punëtorët e AKP-së në mënyrë vullnetare treguan gatishmërinë e tyre në mbështetje të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe qytetarëve në nevojë.