AKP i fton Komunat e Kosovës që ti përgjigjen kërkesave të AKP-së për bashkëpunim ndërinstitucional

Prishtinë    07/06/2022

Prishtinë – Agjencia Kosovare e Privatizimit i njofton të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës se është në fazën e spastrimit të aseteve me pengesa ligjore apo për ato asete të cilat për nga natyra dhe destinimi u tyre janë të përshtatshme për përdorim për interes të përgjithshëm publik.

Qëllimi i AKP-së është koordinimi dhe bashkëpunimi në rregullimin ligjor të shfrytëzimit të disa pronave shoqërore nga ana e komunave për nevoja të interesit publik si ( varreza, rrugë, memorialë etj) dhe projekte tjera në shërbim të qytetarëve.

Prandaj, komunat ftohen të interesohen për këto asete duke kontaktuar Agjencinë që ti koordinojmë veprimet dhe procedurat e nevojshme ligjore me AKP-në, në realizimin e transformimit pronësor të këtyre pronave shoqërore për interes publik.