Tërhiqen nga Shitja (SHAL) 55 asetet në likuidim duke respektuar kërkesën e komunave mbi shpalljen e zonave të interesit publik dhe inicimin e proceseve të shpronësimit

Prishtinë    06/07/2022

Prishtinë – Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton opinionin se ka tërhequr nga shitja (SHAL) 55 asetet si më poshtë , duke respektuar kërkesat e disa Komunave mbi shpalljen e zonave të interesit publik dhe inicimin e proceseve të shpronësimit.

Njësitë të cilat tërhiqen nga shitja (SHAL) 55 janë si më poshtë.

 

Njësia nr.04: Tefik Çanga Toka në Busi (Lot B), në Prishtinë

Njësia nr.05: Tefik Çanga Toka në Busi (Lot C) , në Prishtinë

Njësia nr.06: Tefik Çanga Toka në Busi (Lot D) , në Prishtinë

Njësia nr.07: Tefik Çanga Toka në Busi (Lot E) , në Prishtinë

Njësia nr.08: Tefik Çanga Toka në Busi (Lot F) , në Prishtinë

Njësia nr.09: Tefik Çanga Toka në Busi (Lot G) , në Prishtinë

Njësia nr.13: Univerzal Lokali 13  dhe parcela në Leposaviq

Njësia nr.15: Univerzal Lokali dhe toka ndërtimore në Dren, Leposaviq.

Njësia nr.17: NSH Trepca Hoteleria Lokali i përkohshëm në Mitrovicë e Veriut.

Njësia nr.19: Stacioni i Veterinës në Soqanicë, Leposaviq.

Njësia nr.30: Rilindja Toka  Prishtinë

Njësia nr.32: Centrotekstil Lokali  Prishtinë

Njësia nr.33: Monting Energetika Lokali  Prishtinë

Njesia nr.34: Marketing Export Lokali Lipjan

Njësia nr.37: Bankkos Podujevë

Njësia nr.40: Gërmia Shitorja nr.137, Mitrovicë e Veriut

Njësia nr.50: NSh “Sharrprodhimi” - Shitorja në fshatin Bresanë, Dragash

 

Njësia nr.34: Marketing Export Lokali Lipjan, tërhiqet për shkak të masës së përkohshme nga Gjykata.

 

Këto asete ishin paraparë për t’u shitur përmes tenderit publik, shitjes së aseteve  përmes likuidimit (SHAL) 55, që do të mbahet me 15 Qershor 2022,

 

Dita për dorëzimin e ofertave për asetet e (SHAL) 55 është 15 Qershor 2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30

 

Lista e plotë e aseteve dhe ndërmarrjeve të parapara për Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit Nr. (SHAL) 55 mund të gjendet në web faqen e AKP-së: https://www.pak-ks.org/.