MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-SË 06.12.2021

Prishtinë    06/12/2021

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, mbajti sot mbledhjen e tij të jashtëzakonshme ku diskutoi për Strategjinë e përmbylljes së proceseve kryesore të AKP-së, në veçanti për afatet kohore të nevojshme për implementim të saj. Pas shqyrtimit të detajuar Bordi i Drejtorëve miratoi Strategjinë për përmbylljen e proceseve kryesore të AKP-së.

Në këtë takim, Bordi i Drejtorëve pas shqyrtimit miratoi njëzëri Planin Vjetor të Punës dhe Performancës për vitin 2022.  

Veç kësaj, Bordi i Drejtorëve, diskutoi dhe miratoi shpalljen e konkursit për pozitën e Drejtorit Menaxhues të AKP-së, në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik.