Vala 49

Agjencia Kosovare e Privatizimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit.Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 49 TË PRIVATIZIMIT

Agjencia Kosovare e Privatizimit, në përputhje me nenin 5 te Ligjit Nr. 03/L-067 per Privatizim, nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj

Ndërmarrja e Re apartamentet në Shtëpinë e Bardhë SH.P.K. - ofron mundësi për blerjen të komplet katit banesor të gatshëm për përshtatje dhe finalizim që ndodhet në ndërtesën e Shtëpisë së bardhë në rrugën e Nerodimes së Ferizajt. Sipërfaqja e përgjithshme e apartamenteve është përafërsisht 622 m². (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat
Gradjevinar (GJI046)
(1) SOE "Gradjevinar", Shtrpce
NSh "Gragjevinar", Shtrpce
DP"Gradjevinar", Strpce
(2) Gradjevinsko proizvodno trgovinsko preduzece u drustvenoj svojini "GRADJEVINAR", sa potpunom odgovornoscu, Strpce Fi - 33/96
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Apartamentet ne Shtepine e Bardhe Sh.P.K.


Ndërmarrja e Re Sharr Depoja Materialit Ndërtimor SH.P.K.- kjo ofertë ofron mundësi të shkëlqyeshme për të blerë tokë në sipërfaqe të përafërt prej 4000 m², të përshtatshme për zhvillim të çdo lloji të afarizmit, që ndodhet në periferi të qytetit të Ferizajit. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat
NSHT “Sharr” Kaçanik (GJI105)
NShT “Sharr” (Fi 801/89)
DTP "Šar" (Fi-801/89)
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Sharr Depoja Materialit Ndertimor Sh.P.K.

Ndërmarrja e Re Dyqani Lux ish Pulëbardha SH.P.K. ndodhet në veri të komunës së  Mitrovicës në rrugën Vlado Cetkovic. Ndërmarrja e Re përfshin një sipërfaqe prej 94.62 m²  bazuar ne kontratën e shitblerjes no. 07/3 - 4576, te nënshkruar ne mes te RMHK Trepça dhe NSH Lux ne vitin 1971. Prona e Ndërmarrjes se Re është e përshtatshme për aktivitete komerciale ose tregti me pakicë. Prona e Ndërmarrjes se Re është ne shfrytëzim ilegal. Asnjë tokë nuk do të bartet te Ndërmarrja e Re. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat
NSH Lux
(1) NSH/DP “Lux”, Mitrovicë/a with: Fi - 200/89
(2) SHA/DD “Lux”, Mitrovicë/a with: Fi - 6273/92
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Dyqani LUX ish Pulëbardha Sh.P.K.
 
Ndërmarrja e Re Auto Servisi Dukagjiniremont SH.P.K.- ofron mundësi të mirë për investim. Ajo përfshinë kompleksin e objekteve dhe tokën me sipërfaqe totale prej 11500 m². Ndërmarrja ndodhet në qytetin e Pejës, ZK Pejë. FP nr. 5156. Këtu nuk përfshihen asetet tjera të Ndërmarrjes. (Depozita e Ofertës €50.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat
NSHMA “Dukagjiniremont”- Pejë/Pec
Service Enterprise “Metohijaremont” – Pejë/Pec Fi. 484/89
J.S.C “Metohijaremont”- Pejë/Pec Fi. 6548/92
J.S.C “Metohijaremont”- Pejë/Pec with mixed ownership Fi. 6035/93
SOE for Vehicle Maintenance “Dukagjiniremont”– Pejë/Pec Business Reg. No. 80090102
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Auto Servisi Dukagjiniremont Sh.P.K.
 

Ndërmarrja e Re Deva Uzina e Përpunimit të Gazrave SH.P.K.

- përbëhet nga uzina funksionale për përpunimin e gazrave teknike që përfshin 5 objektet kryesore me makineri dhe pajisje tjera me sipërfaqe të përgjithshme rreth 3860 m² që ndodhen në parcelën industriale me sipërfaqe totale prej rreth 82100 m² sipas ngastrës nr. 98 e regjistruar në FP nr. 31, ZK “Zidi i Sadik Agës” në Zonën Industriale, Komuna Gjakovë, Kosovë. Ka mundësi që sipërfaqja e tokës të jetë objekt i ndryshimeve nëse kufiri i saj do të ridefinohet bazuar në situatën faktike në teren, rezultat i së cilës sipërfaqja e transferueshme tek Subjekti i Ri do të jetë rreth 77600 m². (Depozita e Ofertës €100.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat
NSH Deva, Gjakovë/Djakovica
Socially Owned Enterprise "Deva"
JSC Holding "Deva"
Enterprise for Chrome Mines and Gas Industry "DEVA" with unlimited liabilities in Gjakovë/Gjakova Fi. 497/89
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Deva Uzina e Përpunimit të Gazrave Sh.P.K.
 
Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Gllobar 2 SH.P.K. - ofron rreth 77 ha 77 ari 19 m²  tokë bujqësore. Sipërfaqja që do i bartet Ndërmarrjes së Re mund të ndryshojë si pasojë e procesit të Komasacionit. Ndërmarrja e Re shtrihet në një kompleks të vetëm bujqësorë  në dy zona kadastrale Tërstenik dhe Gllobar në një largësi nga kryeqendra - Prishtina prej afro 30 km dhe 5 km nga qendra komunale Drenas. (Depozita e Ofertës €50.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat
SOE NSHBQ/ DPPP “Drenica” (PRN011)
Agriculture SOE “Drenica”
Agriculture and Trade SOE with No Limitied Liabilitys “Drenica” Fi 714/89
JSC YUKO - Drenica Fi 4340/93
NPBQ “Drenica Provisional UNMIK Registration Nr 80151721
OTHPB Agroprodukti Gllogovc/Glogovac
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Tokë Bujqësore Gllobar 2 Sh.P.K.
 
Ndërmarrja e Re Shurdhani SH.P.K. me rreth 1 ha 09 ari dhe 22 m² (10922 m²) tokë dhe një pishinë për kultivim të peshqve me dimensione 30m x 10m. Ndërmarrja e Re shtrihet në zonën kadastrale Dunav, fshati Shurdhan përafërsisht 25 km nga qyteti i Gjilanit. (Depozita e Ofertës €10.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat
NSH KB Shurdhani (GJI022)
Kooperativa Bujqesore “Shurdhani” Shurdhan, Fi -1620/91
Zemloradnićka Zadruga “Šurlani”, Šurlane  Fi -12/84
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndërmarrjes se Re Shurdhani SH.P.K.
 
Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Zidi i Sadik Agës C SH.P.K. - gjendet në pjesën kryesore të Komunës së Gjakovës, përgjatë rrugës rajonale Gjakovë Prizren. Kjo Ndërmarrje e Re përbëhet kryesisht nga toka bujqësore. Ndërmarrja e Re do të përbëhet prej përafërsisht 418696 m² (41 ha 86 ari dhe 96 m²).
Ky tender i ofron investitorit potencial mundësinë e zhvillimit të mëtejmë të agrobiznesit në rajonin e Gjakovës. (Depozita e Ofertës €50.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat
AIC Ereniku, NSH Prodhimtaria Primare  (PEJ029)
SOE "Ereniku PP - NSH Prodhimtaria Primare" Gjakovë/Djakovica Fi. 460/89, Fi.198/90,
SOE "Ereniku Prodhimtaria Primare
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndërmarrjes së Re Tokë Bujqësore Zidi i Sadik Agës C SH.P.K.
 
Ndërmarrja e Re Termovent SH.P.K. - përfshinë tokën me sipërfaqe totale prej përafërsisht 34, 373 m² (3 ha 43 ari 73 m²), si dhe objektet përfshirë:
- hallat e prodhimit me sipërfaqe prej përafërsisht 5,065 m²;
- depoja e materialit me sipërfaqe prej përafërsisht 48 m²;
- ngrohtorja me sipërfaqe prej përafërsisht 315 m²;
- depoja e thëngjillit me sipërfaqe prej përafërsisht 630 m²
që gjinden ne një pjesë mjaft atraktive në Lipjan. (Depozita e Ofertës €100.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat
Working Unit “Factory for Manufacturing Roof and Axial Ventilators” (PRN045)
Fi no. 8987/92:
-Radna Jedinica "Termovent-Lipljan"- Lipljan
-Njësia Punuese "Termovent-Lipjan"- Lipjan
-Working Unit "Termovent-Lipljan "- Lipjan/Lipljan
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndërmarrjes së Re Termovent Sh.P.K.
 
Ndërmarrja e Re Famipa SH.P.K.- u ofron palëve të interesuara mundësinë për të blerë një ndërmarrje e cila merret me përpunim metaleve dhe ka një sipërfaqe prej 3 ha 05 ari e 40 m², nga e cila sipërfaqe 6754 m² janë regjistruar si ndërtesa dhe 23786 m² tokë dhe një shitore e cila ndodhet në qendrën zejtare në qendër të qytetit të Prizrenit me sipërfaqe prej 23.05 m² të cilat do të ofrohen për shitje.
Ndërtesat që do të transferohen Ndërmarrjes së Re janë si më poshtë:
Thiktaria (3.550 m²), Sanitaria"; PMN - Njësia e Përpunimit të Metaleve të Ngjyrosura) 3500 m²; MEK (2550 m²); Ndërtesa e stolive (2560 m²); Administrata (1250 m²); Restauranti dhe Laboratori (938 m²) Ngrohtorja dhe Mirëmbajtja 600 m² dhe ndërtesa të tjera me sipërfaqe prej 160 m². Makineritë dhe pajisjet gjithashtu do të transferohen Ndërmarrjes së Re.
Ndërtesat e lartpërmendura ndodhen në zonën industriale të Prizrenit.
Vërejtje: KK Prizren me datën 08/01/2010 lëshon Vendimin nr. 03/03 - 463 - 7277 mbi Shpronësimin e pronës në ngastrën kadastrale nr. 6910 në sipërfaqe prej 1139 m² nga sipërfaqja e tërësishme prej 3 ha 05 ari 40 m², sipas listës poseduese nr. 6899 ZK Prizren. Andaj, më 04/02/2011 dhe 25/02/2011 ZR e AKP - Prizren ka parashtruar kërkesë zyrtare pranë Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër lidhur me azhurnimin e të dhënave kadastrale për këtë Ndërmarrje ne momentin e pranimit te dokumenteve te azhurnuara, ato mund te rezultojnë me sip. te ndryshueshme nga e prezantuara ne Certifikate te pronësisë si me lartë. (Depozita e ofertës €100.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat
NPM NSH "Famipa" Prizren (PRZ024);
(i) Fi. Trepça 496/89 PS "- PD" Famipa "(31/12/1989)
(ii) Fi. 7272/92 DD "Famipa" Prizren (24/11/1992)
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndërmarrjes së Re “Famipa” Sh.P.K.
 
Ndërmarrja e Re Lavërtaria - Blegtoria “Administrata e Vjetër” SH.P.K. - Lokacioni afarist/administrata e vjetër për tu bartur në Ndërmarrjen e Re përfshin një pjesë të bodrumit me një sipërfaqe prej 81.36 m², një pjesë të përdheses me një sipërfaqe prej 36.39 m² dhe katin e parë me një sipërfaqe prej 395.38 m² dhe ndodhet në kuadër të kompleksit afaristo - banesor. Lokacioni afarist ndodhet në parcelën kadastrale nr. 2032-2 në emër të PIK “Progres - Export”-Prizren.
Lokacioni afarist / administrata e vjetër ndodhet në rrugën “Adem Jashari” (ish- “Karl Marksi”) nr. 14 në qendër të qytetit të Prizrenit, përball Hotel “Theranda”. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat
NSH DLB”Lavërtaria-Blegtoria” Prizren  (PRZ009)
1) Fi 698/89 (19.04.1990)
"Slozeno Preduzece za poljuprivrednu proizvodnju, preradu promet i usluga PIK "Progres-Export" sa O.sol. O Prizren
Preduzece za ratarsku -povratarsku proizvodnju "Ratarstvo" sa P.O Dusanovo
2) FI - 7337/92 (18.12.1992)
Drustvo sa ogranicenom odgovornoscu "Progres Export- Ratarstvo i Stocarstvo " za proizvodnju ratarsko stocarskih proizvoda Dusanovo D.O.O.
Rregullat e Tenderit për privatizimin e Ndër. së Re Lavërtaria – Blegtoria “Administrata e Vjetër” Sh.P.K.
 

AKP-ja nuk garanton saktësinë ose plotësinë e informatës së dhënë më lart/këtu dhe nuk do të pranoj çfarëdo obligimi për ndonjë gabim ose lëshim.

 




<