AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALLI SHITJEN E ASETEVE TË NDËRMARRJEVE PËRMES LIKUIDIMIT – 43A

Prishtinë    24/12/2018

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.43A. Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 43A përmban 33 asete/njësi. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.


Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në muajin tetor 2018, AKP ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet në vijim duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 23 janar 2019, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Listën e 33 aseteve në shitje e gjeni në linkun: http://www.pak-ks.org/Page.aspx?id=1,69,379