SI TË ARRIHET NË KOSOVË?




 
Për të ardhur në Kosovë duhet të keni një pasaportë (nuk ju duhet viza).

 

PIKAT HYRËSE
Me anë të rrugës:

Nga Shqipëria:
Vërmica, Morina dhe Qafë Prushi
Nga Maqedonia:
Hani i Elezit dhe Glloboçica
Nga Mali i Zi:
Gryka e Çakorit dhe Zhlebi
Nga Serbia:
Merdare, Dheu i Bardhë, Muqibaba, Jarinje, Gazivoda 
 
Ajrore:

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" është vendosur 15 km në jugperëndim të Prishtinës.
 
Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës (ANP) "Adem Jashari" është ura lidhëse e ajrore të Kosovës me Evropën dhe me pjesën tjetër të botës. Ka një kapacitet për 1 milion udhëtarësh në vit. Aeroporti e lidh Kosovën drejtpërdrejtë me fluturimet në Londër (MB), Vienë (Austri), Stamboll (Turqi), Budapest (Hungari), Cyrih (Zvicër), Tiranë (Shqipëri), Frankfurt, Dyseldorf, Shtutgard, Hanover (Gjermani), Kopenhagën (Danimarkë), Stokholm dhe Gotenburg (Suedi) dhe gjithkund tjetër në botë përmes lidhjeve të një aeroporti nga vendet e përmendura më lartë.

 Në qershor të vitit 2006 Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" është shpërblyer si ‘Aeroporti më i mirë i vitit 2006’, një nder i dhënë nga Këshilli Ndërkombëtarë i Aeroporteve (KNA), e vetmja shoqatë profesionale botërore e operatorëve të aeroportit.

 Në vitin 2010 Qeveria e Kosovës ka nënshkruar një kontratë të koncesionit të Aeroportit me "Limak & Aeroport de Lyon" për menaxhimin e aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", për 20 vitet e ardhshme ku parashihet që i vetmi aeroport në vendin tonë të modernizohet dhe të zgjerohet në 25 mijë metra katrorë, nga investimet prej mbi 100 milionë euro që do të kryjë kompania Limak - Aeroport De Lyon.

 

Për më shumë informata për sa i përket Transportit Ajror ju lutem vizitoni web faqen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari" www.airportpristina.com

Ju gjithashtu mund të arrini në Kosovë përmes rrugës, dhe ekzistojnë qindra agjentë të udhëtimeve të cilët mund të ndihmojnë për të rregulluar transportimin.