Pse Kosova?
Informata të shkurta për mundësitë e investimeve në Republikën e Kosovës
Regjimi i tatimeve të ulëta.
Detyrimet doganore mbi importet 10% - një përqindje e zvogëluar prej 0% aplikohet në importet me mallrave kapitale dhe të hyrat e prodhimeve bujqësore
• Përqindja e TVSH-së është 16%, 0% tatime në eksporte
• Përqindja e tatimeve në të ardhura personale ndryshon prej 0-10%
• 0% TVSH dhe detyrime doganore në eksporte
• Tatimi në të ardhura të Ndërmarrjes 10%
Ambient stimulues për biznes
• Qasje e lirë në tregun e Bashkimit Evropian dhe në tregjet e vendeve fqinjë;
• Procedurë e shpejt dhe e thjeshtë e regjistrimit të biznesit. Kornizë ligjore moderne dhe ne pajtueshmëri me BE-në;
• Euro është valuta zyrtare, duke eliminuar rrezikun e valutës së Euro zonës.
Ligji mbi investimet e huaja
Regjimi vendor i trajtimit të investimeve garanton përdorimin e pakufizuar të të ardhurave. Ndalimi i favorizimit dhe diskriminimit. Mbrojtje ndaj shpronësimit. Kontratë qiraje e tokës për 99-vite (garancioni i OKB-së)
Popullata
Popullatë e re dhe e motivuar - reth 2 milion popullatë, 70% nën moshën 35 vjeçare.
Gjuhët zyrtare: Gjuha shqipe dhe Serbe. Gjuhë tjera Evropiane kryesisht gjuha angleze, italiane, gjermane, suedeze, franceze dhe turke.
Treg fleksibil i punës dhe fuqi konkurruese e punës.
Fuqi punëtore shumë fleksibile , paga mesatare mujore është 218 Euro, tatimi i ulët në të ardhura– 5%. Kontributet e obligueshme për llogaritë individuale dhe të kursimit për pension 10%.
Burime të bollshme
Burime të bollshme natyrore: linjit, plumb, zink, feronikel dhe tokë pjellore bujqësore
Sistem bankar i fortë
CBRK rregullon sektorët bankar dhe të sigurimit. Të gjitha bankat janë private: 6 banka, 9 kompani të sigurimit.
Kodi i ri i doganave
Deponi në Dogana – mallra të importuara ne depo, nën kontrollin e doganave, pa paguar asnjë detyrim deri në shitje. Lehtësi në Përpunimin e Brendshëm - import, proces dhe eksporte të liruara nga detyrimet. Lehtësimet tjera – përpunimi nën kontrollin e doganave, transit, pranim i përkohshëm, etj.
Energjia dhe minierat
Rezervat e linjitit rreth 14 miliardë tonë. Termocentrali i ri do të shtojë kapacitet prej 1,000MW, GDP rritje prej 17%. Kërkesë për investime në minierat e reja të thëngjillit. Deponime shumë të mëdha të linjitit dhe zinkut (minierat e Trepçës). Ari dhe argjend, feronikel dhe magnez.
Sektori i bujqësisë
Tokë e përshtatshme dhe pjellore (pemët dhe perimet). Sipërfaqe prej 1.1 milion hektarë. Fermat e vogla dhe të shpejta për rritje nga familjet private. Bio produkte me tatim 0% për të hyra bujqësore dhe mallra kapitale. Traditë të gjatë për përgatitjen e verës. Mundësitë për rikrijimin e prodhimeve nga bagëtia, mishit dhe prodhimet e qumështit.
Turizmi dimëror
Një qendër rekreative të skijimit - së shpejti do të privatizohet. Qendër rekreative e paprekur – Park potencial industrial 24 hektarë të Tokës, 8km nga stacioni hekurudhor i Prishtinës, 21km nga Prishtina. Afër Magjistrales Prishtinë/Shkup. Qasje e lehtë në energji, ujë, telekomunikim etj.