english · shqip · srpski


Si të arrihet në Kosovë?


Për të ardhur në Kosovë duhet të keni një pasaportë (nuk ju duhet viza).

Pikat Hyrëse


Ajrore:

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është vendosur 15 km në jugperëndim të Prishtinës.

Me anë të rrugës
Nga Shqipëria: Vërmica, Morina dhe Qafë Prushi
Nga Maqedonia: Hani i Elezit dhe Glloboçica
Nga Mali i Zi: Gryka e Çakorit dhe Zhlebi
Nga Serbia: Merdare, Dheu i Bardhë, Muqibaba, Jarinje, Gazivoda

 

Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës (ANP) është ura lidhëse e ajrore të Kosovës me Evropën dhe me pjesën tjetër të botës. Ka një kapacitet për 1 milion udhëtarësh në vit. Aeroporti e lidh Kosovën drejtpërdrejtë me fluturimet në Londër (MB), Vienë (Austri), Stamboll (Turqi), Budapest (Hungari), Cyrih (Zvicër), Tiranë (Shqipëri), Frankfurt, Dyseldorf, Shtutgard, Hanover (Gjermani), Kopenhagën (Danimarkë), Stokholm dhe Gotenburg (Suedi) dhe gjithkund tjetër në botë përmes lidhjeve të një aeroporti nga vendet e përmendura më lartë.

 

Rastësisht, në qershor të vitit 2006 Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është shpërblyer si ‘ Aeroporti më i mirë i vitit 2006’, një nder i dhënë nga Këshilli Ndërkombëtarë i Aeroporteve (KNA), e vetmja shoqatë profesionale botërore e operatorëve të aeroportit. Për më shumë informata për sa i përket Transportit Ajror ju lutem vizitoni web faqen: www.airportpristina.com ( Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës)

 

Ju gjithashtu mund të arrini në Kosovë përmes rrugës, dhe ekzistojnë qindra agjentë të udhëtimeve të cilët mund të ndihmojnë për të rregulluar transportimin.
 

 


powered by Trokit.com