Mirësevini në faqen e internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Agjencia Kosovare e Privatizimit themelohet si një organ i pavarur publik i cili i ushtron funksionet dhe përgjegjësitë në mënyrë plotësisht të pavarur, në bazë Ligjit të Kuvendit të Kosovës Nr. 03/L-067, mbi AKP-në
AKP ka zotësi të plotë juridike, posaçërisht për të bërë kontrata, për të marrë, mbajtur ose shitur pronën, si dhe ka të gjitha kompetencat e vetëkuptueshme për përmbushjen në tërësi të detyrave dhe kompetencave të dhëna me këtë ligj; si dhe të padisë e të paditet në emër të saj. AKP themelohet si pasardhëse e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit të rregulluar në bazë të Rregullores së UNMIK-ut 2002/12 “Mbi Themelimin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit”, me ndryshime, dhe të gjitha asetet dhe përgjegjësitë e saj do të jenë asete dhe përgjegjësi të AKP-së.
Dhoma e Veçantë ka juridiksion ekskluziv për të gjitha paditë kundër Agjencisë.
Kompetencat e AKP-së i janë dhënë Bordit të Drejtorëve, i përbërë nga tre drejtorë ndërkombëtarë dhe pesë Kosovarë. Mbledhja inaguruese e Bordit të AKP-së është mbajtur më 26 gusht 2008. Që nga atëherë, AKP-ja është duke punuar në Privatizimin e Ndërmarrjve Shoqërore (NSH-ve)
Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranoj përgjegjësi për çfarëdo gabimi apo lëshimi, që përfshihet në dokumentet apo faqet e paraqitura në këtë faqe të internetit