Ferronikeli është investimi më i madh privat në industrinë e rëndë, në Kosovë. Ferronikeli punëson 1,018 punëtorë, si dhe mbi 300 përmes kontraktorëve të ndryshëm. Deri më tani janë investuar € 60 milion dhe investimet vazhdojnë . Ferronikeli kontribuon me mbi 50% të eksportit të gjithëmbarshëm të Kosovës. Xehet eksportohen në mbarë botën: Itali, Gjermani, Belgjikë, Spanjë, Indi, Kinë dhe Kore.
Fabrika e ujit Kllokot ka arritur që për një periudhë të shkurt të jetë një ndër kompanitë më të suksesshme për prodhimin dhe përpunimin e ujit në Kosovë. Fabrika e ujit Kllkot ka prodhuar përafërsisht 7000litra/orë,përderisa për një vit kjo kompani ka arritur të prodhoj përafërsisht 40Milion litra ujë. Fabrika e ujit Kllokot sot ka 200 punëtor dhe po ashtu në të njëjtën kohë ka arritur të menaxhoj dhe të i rris investimet në 4 Milion euro. Shqipëria Maqedonia dhe Zvicra janë vendet ku uji Kllokot është prezent ,ku po ashtu është paraparë për një kohë te shkurt të jetë prezent edhe në vendet tjera të Evropës.
Vreshtaria dhe veraria “Stone Castle” në Rahovec është veraria më e madhe në Kosovë dhe ndër më të mëdhatë në rajon. Stone Castle ka të punësuar rreth 260 punëtorë të rregullt ndërsa gjatë periudhës së vjeljes së rrushit angazhon edhe punëtorë të tjerë. Veraria Stone Castle prodhon rreth 12 milion litra verë, dhe pjesën me të madhe të saj e eksporton jashtë vendit. Gjermania Anglia, Austria, Belgjika, Zvicra dhe vende të tjera Evropiane janë vendet ku Stone Castle është prezente.
Hotel Theranda në Prizren, para privatizimit ishte mjaft e dëmtuar dhe i nevojiteshin investime substanciale për ta bërë prapë funksionale. Që nga viti 2006 janë investuar rreth 850 mijë euro, në përmirësimin dhe renovimin e hapësirave të brendshme dhe të jashtme të këtij hoteli. Hotel Theranda ka në funksion vetëm një pjesë të kapaciteteve të saja ndërsa ka të punësuar 18 punëtorë. Me përfundimin e rinovimeve pritet që ky numër i punëtorëve të dyfishohet.
Trofta Kompania hoteliere Trofta ka arritur që të jetë një ndër kompanitë më të suksesshme të Kosovës. Investimet e shumta që u bënë pas privatizimit në përmirësimin dhe krijimin e kushteve të domosdoshme për punë bënë që prodhimi i peshkut të jetë dukshëm më i mirë se më parë.. Kompania “Trofta” është e përkushtuar të vazhdojë traditën, ndërsa ngritja e kapaciteteve të reja për prodhimin e peshkut dhe kërkimi i tregjeve jashtë Kosovës janë ndër prioritetet e kësaj kompanie.
M & Silosi M & Silosi është mulliri më i madh në Kosovë, i cili ka një kapacitet për bluarje prej 200 tonelatash në ditë dhe një kapacitet të siloseve prej 55.000 tonelatash me grurë. Investimet që janë bërë në përmirësimin e teknologjisë kanë ndikuar dukshëm në rritjen e kapaciteteve të reja prodhuese të miellit, duke e bërë njërën nga kompanitë më të fuqishme prodhuese në Kosovë. Privatizimi i M & Silosit dhe investimet e zotuara janë treguesi më i mirë se procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore është një proces që i ka ndihmuar zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Birraria e Pejës Birraria e Pejës ka filluar prodhimin në vitin 1971 dhe deri në vitin 2006 ka qenë pronë shoqërore. Deri ne fund te vitit 2009 janë investuar përafërsisht €20 Milion. Birraria e Pejës tani ka të punësuar 612 punëtorë ku kapaciteti fillestar ishte 300 Mijë Hektolitra birrë në vit,ndërsa kapaciteti i tanishëm është 900 Mijë Litra.
Hotel Nora Që nga viti 1996 deri në privatizim ndërmarrja nuk ishte funksionale dhe në të nuk punonte asnjë punëtor.Tani në Marketin Nora janë të punësuar gjithsej 90 punëtor. Në kuadër të kompanisë Gllareva e cila zotëron Motelin dhe Marketin Nora tani vepron edhe fabrika AMO. Kjo fabrika ka shërbyer për prodhimin e armëve ndërsa pas privatizimit ajo është shëndruar në industrinë e ushqimit e cila tani ka të punësuar 50 punëtor.